Kosova
Mbi 50% e Kuvendit do të përbëhet nga deputetë të rinj
Për herë të parë në Kuvendin e Kosovës mbi 50 për qind e deputetëve të rinj do të ushtrojnë këtë detyrë.
Duket se zgjedhjet e 6 tetorit kanë sjellë ndryshime të mëdha në skenën politike, jo vetëm me fitoren e Vetëvendosjes, por edhe me deputetët që do ta përbëjnë këtë legjislaturë.
Është bërë e ditur se Lëvizja Vetëvendosje, në radhët e deputetëve të saj do të ketë së paku 17 deputetë, të cilët asnjëherë nuk kanë qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës dhe për herë të parë do të jenë si ushtrues të kësaj detyre.
Arben Vitia, Hekuran Murati, Haki Abazi, Yllza Hoti, Mefail Bajqinovci, Hajrullah Çeku, Jahja Kokaj, Gazmend Gjyshinca, Artan Abrashi, Agon Batusha, Dimal Basha, Arbëreshë Kryeziu, Fitim Uka, Fjolla Ujkani, Alban Hyseni, Enver Haliti, Arta Bajralia, janë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje që nuk kanë qenë pjesë e legjislaturave të kaluara.
Nga ana tjetër, edhe Lidhja Demokratike e Kosovës në kastën e deputetëve të saj do të ketë deputetë të rinj, të cilët nuk kanë qenë pjesë e Kuvendit më parë.
Besian Mustafa, Marigona Geci, Ekrem Hyseni, Fetah Rudi, Frashër Demaj, Shkëmb Manaj, Ardian Shala, Vlora Limani, Rrezarta Krasniqi, Shkelzen Hajdini, Ilir Ferati, Ilir Tasholli, Hatim Baxhaku, janë 13 deputetët e rinj të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Po ashtu, Partia Demokratike e Kosovës në radhët e deputetëve të saj do të ketë së paku 15 deputetë që nuk kanë qenë më herët pjesë e Kuvendit.
Emra si Uran Ismaili, Bedri Hamza, Abelard Tahiri, Enver Hoxhaj , Ferat Shala e Kujtim Gashi më herët kanë ushtruar poste ministrore, por jo edhe atë të deputetit.
Uran Ismaili, Bedri Hamza, Abelard Tahiri, Sejdi Hoxha, Ariana Shoshi – Musliu, Gazmend Bytyqi, Fadil Nura, Eliza Hoxha, Besa Ismaili – Ahmeti, Floretë Zejnullahu, Valdete Idrizi, Enver Hoxhaj, Ferat Shala, Bajrush Xhemaili, Kujtim Gashi – do të jenë të rinjtë e PDK-së në Kuvend.
Gjithashtu edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pati deputet të rinj, si Gazmend Syla, Ali Berisha, Arber Tolaj, Albena Reshitaj dhe Natyra Kuçi nga PSD që kandidoi nga koalicioni AAK – PSD do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 Ambasada e Kosovës në Austri dhe Lidhja e Shkrimtarëve “Aleksandër Moisiu” organizojnë promovimin dhe bashkëbisedim me... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet -
Finlandë
Basha Troni, regjisori me rrënjë shqiptare që po spikat në Finlandë
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












