Kosova
Mbyllen dy salla operacioni në Klinikën Ortopedike të QKUK-së
Kushtet jo të mira higjienike kanë ndikuar që vetëm një nga tri sallat e operacionit në Klinikën Ortopedike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës të mbetet e hapur për intervenime për raste urgjente.
Si arsye që kanë çuar deri te mbyllja e sallave, sipas Inspektoratit Sanitar, kanë qenë kushtet jo të volitshme higjienike, përkatësisht myku dhe lagështia.
Lagështia në sallat e operacionit ka ardhur si rezultat i rrjedhjes së një gypi të ujit, për shkak të mungesës së izolimit të ndërtesës.
Ibrahim Tërshnjaku, inspektor sanitar, tha për Radion Evropa e Lirë se deri te mbyllja e sallave operative ka ardhur pas inspektimit që i është bërë kësaj klinike dhe përfundimit se aty rrezikohen pacientët, përcjell albinfo.ch.
“Ka pasur prova materiale të bollshme, andaj janë mbyllur dy salla dhe është lënë një sallë, në mënyrë që të mos bllokohen të gjitha dhe të rrezikohet jeta e pacientëve”.
“Është bërë marrëveshje që të ketë kushte higjienike-sanitare në nivel, në mënyrë që pacientët të mos kenë ndonjë pasojë shëndetësore nga myku apo niveli i ulët i higjienës. Ne kemi vepruar komform realitetit i cili ka qenë aty”, tha Tërshnjaku.
Në anën tjetër, ortopedi Xhemajl Selmani deklaroi se në klinikën ku ai punon, përpos kushteve higjienike-sanitare, edhe kushtet e punës, përfshirë aparaturën, janë nën nivel.
Në këtë klinikë, thekson ai, po punohet me rastet emergjente, derisa ato jourgjente janë shtyrë për kohë të pacaktuar.
“Pas inspektimit nga Inspektorati në Klinikën e Ortopedisë me Traumatologji, kanë vërejtur myk dhe aromë kundërmuese në salla dhe kanë marrë vendim të mbyllen sallat e Klinikës Ortopedike. Por, për raste emergjente e kanë lejuar punën në njërën sallë”, tha Selmani.
Ai shton se tashmë në klinikë po punohet për evitimin e problemit dhe shpreson që së shpejti do të funksionalizohen edhe dy sallat e mbyllura.
“Punimet tashmë kanë filluar dhe është premtuar që brenda 10 ditësh do të sanohet gjendja. Ne i kemi anuluar ose shtyrë të gjitha rastet joemergjente, derisa ato raste që duhet të operohen në klinikë, do të punohet me kapacitetet të shtuar dhe me orar të zgjatur nga stafi i klinikës”, tha ai.
“Ne kemi punuar në ato kushte edhe më herët dhe ka gjashtë muaj që ne e kemi raportuar gjendjen, pra lagështinë në sallat e operacionit dhe rrjedhjet nga gypi’’, tha Selmani.
“Kushtet janë të rënda, duke përfshirë edhe mjetet e punës në salla operative, si me aparaturë po ashtu edhe me pajisje”, theksoi ai.
Sidoqoftë, sipas Selmanit, ndonëse stafi i mjekëve është i aftë për operacione mjaft specifike, pasi që janë trajnuar për to, ndër vite operacionet e tilla nuk janë kryer aty për shkak të mungesës së mjeteve të punës si dhe materialit shpenzues të nevojshëm për Klinikën Ortopedike.
Në mungesë të ofrimit të këtyre shërbimeve brenda këtij institucioni shëndetësor publik, pacientët detyrohen të kërkojnë shërbime në klinikat private në Kosovë apo edhe në ato jashtë Kosovës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra












