Kosova
Misteret e Gjykatës Speciale
Janë mbi 100 ftesa që jo zyrtarisht thuhet se janë dërguar nga Dhomat e Specializuara
Ndonëse është duke vazhduar me thirrjet, Gjykata Speciale ende nuk i ka bërë publike personat e ftuar dhe fillimin e marrjes në pyetje për ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për të cilët ende nuk dihet se në çfarë forme janë ftuar, si dëshmitar apo të dyshuar.
Ndonëse jo të gjithë, por një numri nga këta do t’u ngrihen edhe aktakuza.
Drejtori ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj, në një intervistë për portalin arbresh.info ka folur për Gjykatën Speciale dhe krimet gjatë luftës në Kosovë.
Blakaj ka thënë se do të ketë ende të ftuar nga Gjykata, duke shtuar se një numër nga ta edhe do të akuzohen.
“Besoj që do të ketë ende ftesa. Mirëpo publiku nuk e di për krejt ftesat, mund të jetë ftuar, por nuk e kanë bërë publike. Jam i sigurt që jo të gjithë të ftuarve do t’u ngrihen aktakuzat. Disa prej tyre do të jenë në cilësinë e dëshmitarit, e disa të dyshuarit”, është shprehur Blakaj.
Blakaj ka komentuar edhe mënyrën se si janë duke u ftuar personat në fjalë. Ai thotë së nuk ka një rregullore të caktuar se si duhet të ftohen, por mbetet shqetësuese.
Në këtë intervistë, Bekim Blakaj flet për numrin e civilëve shqiptarë por edhe të komuniteteve tjera që janë vrarë gjatë periudhës së luftës, por edhe pas përfundimit të saj.
“Ne kemi evidentuar dhe jemi në proces të verifikimit, prej 13 e 535 njerëzve që janë vra e zhduk gjatë lutës. Rreth 10 mijë kanë qenë shqiptar, rreth 2 mijë kanë qenë ushtarë, ndërsa 8 mijë shqiptarë civilë janë vrarë e zhdukur në Kosovë”.
Blakaj tregon se 2200 persona të komunitetit serb janë vrarë e zhdukur gjatë luftës dhe pas saj në Kosovë.
E për humbjen e mbi 13 mijë personave, janë dënuar vetëm 41 persona për krime të luftës në Kosovë.
“Shumica dërmuese e atyre që kanë bërë krime janë në liri dhe nuk kanë marrë dënimin e merituar. Deri me tani janë 41 persona të dënuar me aktgjykim të fuqishëm. Të dënuarit shumica kanë qenë shqiptarë. Në Serbi janë 16 persona të dënuar për krime të luftës në Kosovë”, ka thënë Blakaj.
Blakaj shprehet i shqetësuar edhe për zhdukjen dhe humbjen e dëshmive dhe dëshmitarëve për krime lufte, pasi sipas tij, dëshmitarët po vdesin, e bashkë me ta edhe dëshmitë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Konsullata e Kosovës zhvillon takim me përfaqësues të shoqërisë civile për përfshirjen sociale Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih ka zhvilluar një takim koordinues me përfaqësues të shoqërisë... -
Belgjikë
Shqiptarja fiton çmimin “Restaurant Guru Award 2026” në Belgjikë -
SHBA
Ermona Meshi diplomon në SHBA dhe nderohet me medaljen prestigjioze “US Diplomatic Medal” -
Prishtinë
‘Rame Lahaj International Opera Festival’ rikthehet me edicionin e gjashtë në Prishtinë këtë korrik -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen
Jeta në Austri
-
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri Çmimet e karburantit po bien! Pas një armëpushimi në Lindjen e Mesme, benzina dhe nafta do... -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi















