Kosova
Zekaj: Institucionet, bashkëpërgjegjëse për ikjen e të rinjve nga vendi
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka në një intervistë pe¨r RAdion Evropa e Lirë
Ciklet e shpeshta zgjedhore në Kosovë kanë frenuar proceset ekonomike për krijimin e një ambienti më të mirë afarist në Kosovë, janë penguar dhe po pengohen shumë projekte të rëndësishme, të cilat do ndihmonin zhvillimin ekonomik të vendit.
Kosova po përballet me ikjen e të rinjve nga vendi në mungesë të vendeve të punës dhe mungesës së perspektivës, ndërkohë që institucionet e vendit nuk kanë bërë pothuajse asgjë për ndaljen e tyre.
Bizneset po përballen me mungesë të punëtorëve, gjë që po pengon zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese në vend.
Nga universitet e Kosovës po dalin studentë të papërgatitur për tregun e punës. Këto dhe të tjera i thotë në këtë intervistë për Radion Evropa e Lirë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.
Ai ka thënë veç tjerash se “faktori politik është një nga faktorët e rëndësishëm që analizohet nga investitorët, qofshin ata të jashtëm apo të brendshëm. Çfarëdo pasigurie politike, në këtë rast mbajtja e shpeshtë e zgjedhjeve, ndikon në disponimin e këtyre investitorëve. Kjo frenon një pjesë të zhvillimeve në aspektin legjislativ. Çfarëdo që ka qenë në proces legjislativ në legjislaturën paraprake, me krijimin e Kuvendit të ri dhe institucioneve të reja do të kthehen në pikën zero, që do të thotë vonesë në procesin e reformave ose vonesë në krijimin e një mjedisi më të mirë për të bërë biznes.
Po i përmend ligjet tatimore dhe një sërë ligjesh tjera që kanë qenë në proces përfshirë edhe Ligjin e punës, i cili është një pjesë e rëndësishme legjislative që rregullon e raportin ndërmjet e punëtorëve dhe punëdhënësve, për cilën është shpenzuar shumë kohë në dy-tre vjetët e fundit, kohë e vlefshme e institucioneve, si dhe nga ana e përfaqësuesve të organizatave të sektorit privat, përfshirë këtu edhe ne. Të gjitha ato rekomandime, komente që janë dhënë, duhet të përsëriten dhe kjo e bën të pakuptim procesin.
Ndërsa i pyetur rreth prokjekteve që mund ta ndalninm këtë trend, Zeka ka thënë: “Po nisi nga ato që janë të natyrës urgjente, siç është nevoja e ristrukturimit e Telekomit të Kosovës që punëson mijëra persona. Tani përgjatë kësaj situate aktuale politike nuk do të ketë vëmendjen e institucioneve. Telekomi i Kosovës do të pësojë edhe me tej si pasojë e kësaj situate, pra nuk do të mund të përfundojë procesin e ristrukturimit, e aq më pak të flitet për privatizimin.
Në anën tjetër, problemet financiare të Telekomit që janë nuk e di nëse do të na japin luksin që të presim për një moment më të mirë kur ajo mund të ristrukturohet. Tashmë ka një kërkesë në gjykatë nga ana e një kreditori apo një pale, e cila nëse ekzekutohet si e tillë, atëherë do të vë Telekomin e Kosovës në probleme edhe më të mëdha financiare. Ky është njëri prej projekteve, e theksova për faktin se prek fatin e mijëra të punësuarve dhe mijëra familjeve, por janë edhe shumë projekte të tjera.
Projektet tjera që do të mbesin peng i përfundimit të procesit zgjedhor dhe krijimit të institucioneve të reja, do të jenë edhe aplikacionet e investitorëve potencialë strategjikë, e që janë mbi dhjetë, të cilat presin përgjigje, thotë veç tjerash për Radion Evropa e Lirë, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë









