Kosova
Kushtetuta me mangësi, Kosova po i tejkalon afatet për dalje nga kriza
Politologët vlerësojnë se vendi ynë po i tejkalon afatet sa i përket daljes nga kriza politike pas dorëheqjes së kryeministrit, Ramush Haradinaj, derisa njohësit e Kushtetuës, thonë se Kushtetuta e Kosovës është e mangët në disa aspekte. Në rastin tonë ajo nuk përcakton afate strikte për presidentin se sa kohë mund të marr i njëjti për konsultat me partitë politike.
Presidenti Hashim Thaci ka paralajmëruar se konsultimet me partitë politike, do të vazhdojnë gjatë ditëve të ardhshme.
Megjithatë, ai deri më tani ka konsultuar vetëm përfaqësuesit e komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian. Si garantues i funksionimit të institucioneve shtetërore, presidenti Thaçi, tashmë është kritikuar nga njohësit e çështjeve politike, se zvarritjen po e bën qëllimshëm. Politologu Ramush Tahiri thotë se presidenti nuk po i thërret konsultat sipas ligjit.
“Presidenti nuk është duke i thirr partitë politike në konsultim sipas radhës dhe sipas ligjit, sepse, ka për obligim me i thirr partitë fituese të parat, në këtë rast të gjitha bashkë PAN-in dhe me e konsumua të drejtën kushtetuese për kandidatin tjetër . Nëse partitë nuk kanë kandidatë, presidenti është i obliguar me i thirr të gjitha partitë bashkë dhe jo veç e veç si po bënë“, ka thënë Ramush Tahiri për RTK Radio, përcjell Albinfo.ch.
Kosova ka hyrë në krizë dhe po i tejkalon afatet ligjore dhe kushtetuese të daljes nga kriza, thotë më tej Tahiri. Kurse njohësi i rrethanave kushtetuese Mazllum Baraliu thotë se Kushtetuta e Kosovës është e mangët.
“Kjo kushtetutë është e mangët, nuk është kushtetuta më demokratike siç pretendonin disa. Tani po e shohim, por edhe në situata të tjera kemi parë kur ka ndërhy Gjykata Kushtetuese me vendime të caktuara. Dhe në këtë aspekt ka një vakum, presidenti nuk është i detyruar me afate strikte “Prekulozive “ quhen në drejtësi dhe prandaj ai po paralajmëron por nuk po vepron”, tha ai.
Baraliu thotë se në këtë situatë do të duhej të vihej në skenë alternativa tjetër. E ajo është që Kuvendi me iniciativë të deputetëve të thërret një seancë të jashtëzakonshme për vet-shpërbërje.
Më shpërbërjen e Kuvendit edhe afatet janë të qarta, presidenti në pajtim me subjektet politike duhet të caktojë datën e zgjedhjeve të parakohshme, e cila nuk guxon të jetë më e largët se 45 ditë nga shpërbërja e Kuvendit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih
Festa e Fitër Bajramit bashkoi besimtarët shqiptarë në Cyrih Besimtarët shqiptarë festojnë Fitër Bajramin në Cyrih me mesazhe paqeje... -
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft -
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars
Jeta në Austri
-
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja Çiklistja, një grua 60-vjeçare austriake pësoi lëndime të rënda dhe u dërgua me ambulancë në Spitalin... -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë













