Kosova
A ka azilkërkues në Kosovë?
Personat të cilët hyjnë në Kosovë dhe paraqiten në polici si azilkërkues, menjëherë iu ofrohet mbrojtja ligjore
Ndërsa shumë të rinj të Kosovës dëshirojnë të ikin nga vendi dhe si destinacion kanë vendet perëndimore, janë mbi 500 të huaj nga vende të ndryshme të botës që, në vitin 2018, kanë aplikuar për të fituar azilin në Kosovë.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, nga numri i gjithë atyre që kërkuan azil, është shumë më i vogël numri i personave që janë të akomoduar në Qendrën për Azil.
“Nga janar 2018 deri në muajin dhjetor, kanë aplikuar për azil mbi 500 persona. Kurse, deri në fund të dhjetorit 2018, në Qendrën për Azil, janë të akomoduar 38 azilkërkues”, thuhet në një përgjigje të MPB-së, shkruan ‘monitor’.
Përfaqësuesit e ministrisë tregojnë se arsyet kryesore që këta persona kërkojnë azil në Kosovës, janë luftërat në vendet e tyre, por nuk përjashtohen edhe arsye të tjera, si ato ekonomike e të tjera, përcjell albinfo.ch.
“Arsyet e tyre janë të ndryshme. P.sh.; disa nga arsyet me të shpeshta janë për shkak të luftës në vendin e tyre të origjinës, për shkak të bindjeve politike, përkatësisë etnike, etj… por që nuk përjashtohen edhe arsyet ekonomike”.
Më parë, numri i azilkërkuesve nuk ishte edhe shumë i madh dhe zakonisht Kosovën e shfrytëzonin si një vend transit dhe jo për destinacion, kurse tani gjendja ka ndryshuar.
Sipas përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, këtë vit ka një numër dukshëm më të madh të atyre që e duan Kosovën për vendstrehim.
“Në vitin 2017 i kemi pasur 147 aplikues/azilkërkues, ndërsa në vitin 2018 deri me datë 12.12.2018 i kemi 501 aplikues/ azilkërkues. Nëse i krahasojmë këto vite, i bije që në vitin 2018 i kemi pasur 354 aplikues/azilkërkues më shumë”, thonë statistikat e MBP-së.
Ndërkohë që institucionet përgjegjëse të Kosovës në Qendrën për Azil kanë akomoduar 38 azilkërkues nga vende të ndryshme.
Kushtet që ofrohen nga Qendra për Azil sipas zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme janë të përshtatshme për çdo person.
Në këtë qendër ofrohet ushqim, veshmbathje, pako higjienike, shërbime mjekësore, e disa shërbime tjera.
“Përveç akomodimit/strehimit, Qendra për Azil ofron për aplikuesit/azilkërkuesit; ushqimin, veshmbathjet sipas nevojës, pako higjienike, shërbime mjekësore, sociale dhe psikologjike, shërbime juridike përmes parterëve të UNHCR-it, kurse të gjuhës shqipe dhe të kompjuterëve, etj.”.
Gjithë të huajt që kanë fituar të drejtën e qëndrimit në Kosovë edhe janë strehuar në Qendrën për Azil të Kosovës, e cila gjendet në Komunën e Lipjanit. Përveç institucioneve shtetërore të Kosovës, ekzistojnë edhe organizata joqeveritare, të cilat në shumë raste ndihmojnë në forma të ndryshme azilkërkuesit.
Persona të cilët hyjnë në Kosovë dhe paraqiten në polici si azilkërkues, menjëherë iu ofrohet mbrojtja ligjore.
Sipas Ligjit për Azil, neni 11 thotë se “azilkërkuesi mund të kërkojë azil në një gjuhë të cilën ai ose ajo e kupton. Azilkërkuesi në një afat pesëmbëdhjetë (15) ditor që nga paraqitja e kërkesës për azil do të informohet në një gjuhë të cilën e kupton, lidhur me procedurën e azilit, të drejtat dhe detyrimet në procedurën e tillë, si dhe për të drejtën të kontaktojë UNHCR-në dhe ndonjë Organizatë Joqeveritare të cilat iu ofrojnë ndihmë azilkërkuesve”.
E-Diaspora
-
Sot, dita e parë e “Verës Poetike të Diasporës” në Prishtinë Organizatorët ftojnë krijuesit, lexuesit dhe dashamirët e letërsisë, veçanërisht fëmijët, të marrin pjesë në aktivitetet e... -
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin -
Katër vëllezërit Popova – një histori suksesi që vazhdon prej 27 vitesh -
“Vendlindja ime është tani në Google Maps Street View”, Dua Lipa promovon Prishtinën me një video të veçantë -
Kurti takon shkencëtarin shqiptar nga Universiteti i Cyrihut, diskuton për zhvillimin e inteligjencës artificiale në Kosovë
Jeta në Austri
-
Rreth 3.6 milionë austriakë duhet të ndërrojnë patentë shoferët Një afat i rëndësishëm po afron për miliona shoferë në Austri. Deri në fillim të vitit... -
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër













