Kosova
Interpelancë e ministres suedeze rreth liberalizimit të vizave për Kosovën
Ministrja e Jashtme e Suedisë, Margot Wallstrom, është thirrur për interpelancë për çështjen e (mos)liberalizimit të vizave për Kosovën.
Kjo interpelancë do të mbahet pas kërkesës që ka bërë deputeti nga Partia Kristian Demokrate, Magnus Jacobsson, njofton Klan Kosova, përcjell albinfo.ch.
“Çfarë do të bëjë ministrja për ta bërë më të lehtë që qytetarët e Kosovës të kenë lëvizjen e lirë pa viza në Bashkimin Evropian?”, është kërkesa e deputetit suedez, për të cilën do të përgjigjet ministrja Wallstrom.
“Situata në Ballkan mbetet e tensionuar. Ne shohim se si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe Turqia veprojnë për interesat gjeostrategjike. Për ne në Suedi, vend që ka një grup të madh që kanë prejardhjen nga Kosova dhe Shqipëria dhe nga gjithë Ballkani, është me rëndësi të punojmë për të siguruar që ky rajon të zhvillohet përmes rrugës paqësore”, shkruan më tej në kërkesën e deputetit Jacobsson.
“Pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, ne në Evropë kemi mësuar se tregtia është parakusht për paqen afatgjatë. Natyrisht, principet e njëjta aplikohen edhe në Ballkan. Përmes tregtisë dhe marrëdhënieve të tjera, ne mund të kontribuojmë në zhvillimin e paqes”.
“Ne po ashtu kemi shumë qytetarë në Suedi që prejardhjen e kanë nga Kosova dhe vendet tjera të Ballkanit. Duke lehtësuar lëvizjen mes vendeve tona dhe duke lehtësuar tregtinë, ne rrisim sigurisë në Ballkan derisa përmirësohen edhe dy ekonomitë, ajo e Suedisë dhe Kosovës”.
Lidhur me këtë, dua ta pyes ministren e Jashtme, Margot Wallstrom:
“Çfarë do të bëjë ministrja për ta bërë më të lehtë që qytetarët e Kosovës të kenë lëvizjen e lirë pa viza në Bashkimin Evropian?”, thuhet në dokumentin e publikuar në faqen e Parlamentit të Suedisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht













