Bota
Cili shtet i BE-së ka më shumë policë?
Eurostat ka renditur Qipron si vendin me numrin më të madh të punonjësve të policisë në BE me 573 për 100 000 njerëz
Numri i oficerëve të policisë në Bashkimin Evropian ka regjistruar një rënie gjatë viteve të fundit. BE numëronte një total prej 1.6 milionë policësh në 2016, duke u reduktuar me 3.4% që nga viti 2009.
Por cili shtet i bllokut ka numrin më të lartë të policëve?
Eurostat ka renditur Qipron si vendin me numrin më të madh të punonjësve të policisë në BE me 573 për 100 000 njerëz. Nga raporti i publikuar, rezulton se mesatarisht në vitin 2016, në BE ishin 318 oficerë policie për 100 000 njerëz ose një oficer policie për 314 persona.
Megjithatë, evidentohet një diferencë e madhe ndërmjet shteteve anëtare të bllokut sa i takon këtij treguesi.
Normën më të lartë pas Qipros e ka Malta me 505, Greqia me 492 dhe Kroacia me 490 policë për 100 000 banorë, transmeton ‘Scan’.
Ndërkohë, normat më të ulëta konstatohen në Hungari me 90 policë, Finlandë me 137, Danimarkë më 186 dhe Suedi me 203 policë, përcjell albinfo.ch.
Kjo diferencë vjen si rrjedhojë e disa faktorëve, ku një ndër to është legjislacioni.
Për shembull, disa njësi të veçanta policore mund të numërohen në mënyra të ndryshme. Përkufizimi standard i punonjësve të policisë nuk përfshin zyrtarët, stafin e mirëmbajtjes dhe punonjësit e tjerë të cilët nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt në punën tipike policore.
Eurostat gjithashtu ka shqyrtuar edhe përbërjen e personelit të forcave policore. Nga të dhënat, rezultoi se në vitin 2016, 21% e punonjësve të policisë në BE ishin gra, duke shënuar një rritje prej 16.7 që nga viti 2008.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton Aktivisti politik nga diaspora, Osman Osmani, ka vlerësuar se interesimi i mërgatës për zgjedhjet e 7... -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















