Kosova
Haradinaj e quan destabilizuese fushatën e Serbisë për FSK-në
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar përkrahje nga deputetët për fazën e fundit të bërjes së ushtrisë, që ka thënë se është në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës, shkruan albinfo.ch
“Për formimin e ushtrisë kemi bërë biseda intensive me të gjitha palët. Kosova asnjëherë nuk do ta rrezikojë aleancën me NATO-n. Është rrenë e tyre qysh dinë të bëjnë, do të marrim veprime sqaruese për serbët dhe unë do të shkoj në tërë vendin për të folur me ta dhe për t’iu treguar se narrativi që iu jepet nga Serbia për ushtrinë e Kosovës është i qëllimshëm”, ka thënë Haradinaj.
Ai, gjithashtu, ka kërkuar vazhdim të përkrahjes për taksën, për të cilën ka thënë se nuk tërhiqet. “Ju lutem, duhet të kemi kujdes, sepse do të inskenohet ndonjë rast që të ketë ndonjë vdekje natyrale në ndonjë spital dhe serbët do të thonë ‘shihni se kjo ndodhi shkaku i taksës dhe pamundësisë që të futen barna e gjëra të tjera në vend’, pra ne mund të presim edhe situata të tilla, por ju lus përkraheni narrativin e vendit tuaj”, ka deklaruar Haradinaj.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së












