Kosova
MPJ reagon pas lajmeve për ndalimin e vizitave zyrtare nga Serbia

Ministria e Punëve të Jashtme përgënjeshtron raportimet e mediave serbe për të ashtuquajturën Listë të Zezë dhe ekzistimin e ndonjë vendimi nga ana e Institucioneve të Republikës së Kosovës, nëpërmjet të së cilës i ndalohet hyrja apo vizitat eventuale në teritorin e Republikës së Kosovës zyrtarëve më të lartë të shtetit fqinj – Serbisë.
MPJ me anë të njoftimi ka treguar se ka procedura të cilat dy shtetet lejojnë ose jo vizitat e zyrtarëve.
“Ministria e Punëve të Jashtme rikujton se për dallim nga praktikat e hartimit të “Listave të Zeza”, dhe “personave të padëshiruar” nga shteti fqinj, që kanë përfshirë, por nuk janë kufizuar vetëm në ndalimin dhe moslejimin e hyrjes në teritorin e tyre të sportistëve, artistëve, akademikëve, shtetasve ordiner, që kanë vizituar të afërmit e tyre dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetëror nga Republika e Kosovës, Institucionet e Kosovës kanë zbatuar në frymë dhe në shkronjë Marrëveshjen e Brukselit, e cila specifikon në mënyrë të qartë se si zhvillohen vizitat e zyrtarëve të lartë në të dyja shtetet respektive”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Gjithashtu kjo ministri sipas njoftimit: “ shpreh keqardhje të thellë, që mediat në shtetin fqinj edhe dy dekada pas përfundimit të luftës, vazhdojnë të publikojnë lajme të rreme, që burojnë nga politika propaganduese e pushtetit në Serbi, duke shkelur seriozisht parimet thememore të profesionit që tyre për raportimin e lajmeve të vërteta, të sakta, të pavarura, të paanshme dhe profesionale”.
E-Diaspora
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025” Pas suksesit të edicionit të parë, ftesë për pjesëmarrje në “Kosova in Berlin – Edicioni i...
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
-
Mërgimtarët nga Parisi dhe Lioni nga sot mund të udhëtojnë drejt Prishtinës
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz