Kosova
Vetëm 4 % e grave trashëgojnë pronën në Kosovë
Në Kosovë vetëm katër për qind e grave deri më tani kanë gëzuar të drejtën të trashëgojnë pronën. Ndërsa, 17 për qind e pronave në Kosovë janë të regjistruar në emër të tyre, ku përfshihen si pronare të tokave ose banesave, ose të ndonjë kapitali.
Organizata Joqeveritare për të drejtat e grave për KosovaPress thotë se ende nuk është arritur një vetëdijesim qoftë i burrave apo edhe vet grave në këtë aspekt. Duke shtuar se institucionet shtetërore duhet të punojnë më shumë që ligji për trashëgiminë të jetë i zbatueshëm, përcjell Albinfo.ch.
Ani pse ligjet e Kosovës garantojnë të drejtën që gratë të trashëgojnë pronën që u takon, shumë prej tyre ende hezitojnë për arsye “morale”.
Janë vetëm katër për qind e grave në Kosovë, të cilave u është ndarë prona që u takon. Ndërsa, vetëm 17 për qind e pronave në Kosovë janë regjistruar në emër të grave.
Qendra Kosovare për Barazi gjinore funksionon që nga viti 2004. Që nga ajo kohë, kjo qendër ka punuar në avokimin e grave, e po ashtu në lidhje edhe me trashëgiminë.
Por, sipas drejtoreshës së kësaj qendre Luljeta Demollit, ende një gjë e tillë vazhdon të jetë sfidë në Kosovë, shkruan KP, përcjell Albinfo.ch.
Sipas saj, institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin përsipër që të vetëdijesojnë qytetarët e Kosovës, që ndarja e pronës duhet të jetë ashtu siç e parasheh edhe ligji, në mënyrë të barabartë.
Demolli mes tjerash thotë që me këtë mentalitet djemtë e ri po bëhen më pasiv, duke shpresuar gjithmonë se pasuria është e gatshme dhe se prindërit duhet të punojnë gjithmonë për bijtë e tyre. Megjithatë, ajo ka shtuar se ende edhe gratë, përfshirjen e tyre në trashëgimi, e shohin si diçka të pamoralshme.
Mos përfshirja e grave në trashëgimi, sipas Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, po konsiderohet si shkelje e të drejtave.
Mirëpo, kryetari Behxhet Shala për Kosova Press thotë se sa do që kjo çështje ka ecur me hapa të ngadalshëm, ka shënuar progres kohëve të fundit.
Se gratë duhet të trashëgojnë pronën e prindërve të tyre, po pajtohen edhe vet qytetarët, ani pse pohojnë që kjo gjë ka qenë e mohuar për to, për shumë vjet.
Ndërsa, Beqir Ajazi konsideron se është gabim i madh të injorohet femra nga e drejta e trashëgimisë.
Skender Maliqi thotë se trashëgimia në pronë, për gratë ka qenë e pamundur në të kaluarën.
Kushtetuta e Kosovës e ka përcaktuar si të barabartë rolin e grave në shoqëri dhe e ka parandaluar diskriminimin duke e sanksionuar këtë me nene të veçanta, shkruan KP, përcjell Albinfo.ch.
Në ligjin për trashëgiminë e Kosovës, në nenin 3 pika 1 thuhet se “ Të gjithë personat fizikë në kushte të njëjta janë të barabartë në trashëgimi”
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











