Kosova
FDH: Haradinaj të kërkojë falje ndaj Blakajt, ose deputetët të nisin votën e mosbesimit
Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH Kosovë) e ka gjykuar ashpër fjalorin e kryeministrit Ramush Haradinaj, me të cilin e ka vlerësuar veprimin e prokurorit të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, Elez Blakajt.
Sipas FDH-së, pa marrë parasysh vendimin e Blakajt që të tërhiqet nga funksioni i tij për shkak të kërcënimeve të cilat i janë bërë pas hetimit të lëndëve të veteranëve të rrejshëm të luftës, ai nuk duhet të vlerësohet me fjalorin, të cilin e ka përdorur kryeministri Haradinaj.
“Ta vlerësosh një prokuror si “hajn pulash” dhe “fiqfiriq”, përbën që nga pavarësia e këndej, fyerjen më të rëndë të cilën e ka bërë një prej funksionarëve më të lartë shtetëror të Kosovës në llogari të pjesëtarit të sistemit prokurorial.
Aq më shumë, duke vlerësuar se „njerëzit të cilët kanë qenë në Bllace ose Stankovec gjatë luftës në Kosovë nuk kanë të drejtë të numërojnë veteranët në rajonin e Dukagjinit“, ai ka ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë politik mbi prokurorinë. Kjo përbën një precedent të rrezikshëm, i cili, nëse nuk reagohet ndaj tij dhe nëse deklarata nuk tërhiqet, e hap derën për përzierje të mëtejme të drejtpërdrejtë dhe për trysni në sistemin prokurorial, i cili edhe sipas Kushtetutës dhe ligjit në mënyrë të plotë është i pavarur prej politikës”, thuhet në reagimin e FDH-së, shkruan albinfo.ch.
FDH në Kosovë vlerëson se kryeministri i Kosovës me deklaratën e tij në llogari të ish-prokurorit Blakaj u ka bërë një shërbim të keq përpjekjeve që në Kosovë të ndërtohet sistemi efikas dhe i pavarur i shtetit ligjor.
“Aty ku funksionarët politikë i japin vetes të drejtë për të nënçmuar dhe fyer funksionarët e gjyqësorit të shtetit, nuk ka sundim të ligjit, por është në fuqi pushteti i politikanëve të pushtetshëm”, thuhet tutje në reagim.
FDH ka kërkuar nga kryeministri Haradinaj që ta tërheqë deklaratën e tij dhe që publikisht t’i kërkojë falje zotit Blakaj, por edhe gjithë sistemit prokurorial. Në të kundërtën, kërkohet nga deputetët e Kuvendit të nisin propozimin për votim të mosbesimit.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik














