Studentët e Cyrihut festojnë ditën e flamurit

Rinora 4, me 22.11.2012, në ora 20:30

Të nderuara kolege, të nderuar kolegë,

Me 28 nëntor 1912 Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Dhe nderkohë 100 vite kaluan…

Shoqata STUDENTI organizon një mbrëmje festive me rastin e 100-vjetorit e Ditës së Flamurit. Do të këtë muzik nga Vëllezërit Aliu, po edhe shfaqjë nga dy grupe vallëzimi.

Ju ftojmë të gjithëve, studente e studentë me shoqërinë e tyre, të festojmë së bashku 100-vjetorin e pavarësisë tonë. Thuajni edhe shoqëve dhe shokëve tuaj qe të vinë dhe të festojnë së bashku me ne.

Data: 22 nëntor 2012

Ora: 20:30 – 02:00

Vendi: Rinora 4 (Riedmattstrasse 7, 8153 Rümlang)

Hyrja: 15.- Fr.*

Shpresojmë që të vijnë sa më shumë nga ju, që të behet një mbrëmje sa më gazmore dhe e bukur!

Me nderime

Kryesia e shoqatës Studenti

* Për të gjithë ata që paguajnë anëtarësinë e Shoqatës 2012/13 deri me datën 22.11.2012 hyrja është falas.