BMW me qarkullim dhe fitim rekord
Koncerni gjerman i prodhimit të automobilave BMW në tremuajshin e tretë ka shënuar një rritje të madhe të qarkullimit dhe të fitimit, përkundër krizës së industrisë automobilistike në Evropë.
Qarkullimi i këtij koncerni gjatë kësaj periudhe është rritur për plot 14 për qind kryesisht falë rritjes së shitjes në SHBA dhe në Kinë. Ndërsa fitimi është rritur edhe më shumë, gjegjësisht 16 për qind.
Shikuar me shifra, në tremuajshin e tretë të këtij viti, BMW ka realizuar një qarkullim prej afër 19 miliardësh ndërsa fitimi i pastër që ka shënuar gjatë po kësaj periudhe ka qenë 1.3 miliard.
BMW për tre muajt e fundit ka shitur 435 mijë automjete të tipave BMW, Mini dhe Rolls-Royce.
Ky koncern llogarit të shënojë fitim edhe në kuartalin e ardhshëm.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











