8 milionë euro, investimet austriake në arsim
Ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë së Kosovës, Ramë Buja po qëndron për vizitë disa ditëshe në Austri me ftesë të Ministrit Federal për Shkencë dhe Hulumtim të Austrisë, Karlheinz Tochetrle.
Ramë Buja ka falënderuar autoritetet austriake për gjithë ndihmën që kanë dhënë në fushën e arsimit në Kosovë.
Ministri austriak shprehi gatishmërinë e një bashkëpunimi mes dy shteteve akoma më intensiv në të ardhmen. Gjithashtu dy ministrat biseduan rreth arsimit profesional në fusha të caktuar, rreth procesit të Bolonjës, zhvillimeve shkencore e hulumtuese , qendrën e Agjencisë Kombëtare për Informim (NARIC) etj.
Një takim tjetër është organizuar nga Ambasada e Kosovës në Vjenë në mes të Ministrit të Arsimit të Republikës së Kosovës dhe mërgimtarëve nga radhët e studentëve e mësuesve.
Në takim ishte edhe prorektori i Universitetit të Kosovës Dr.Nuri Bexheti, i cili studimet e doktoratës i mbaroi në Univresitetin e Vjenës.
,,Ndihem i nderuar që jam në Ambasadën e Republikës së Kosovës këtu në kuartetin e shumë ambasadave të vendeve të ndryshme në Vjenë. Po ashtu ndihem i nderuar që bisedoj me mësues e student. Ju, me nivelin tuaj, na nderoni. Austria është vendi që ndër të parët na është gjendur edhe në kohë të vështira, i ka hapur portat për të studiuar djemtë e vajzat tona para lufte, gjatë e pas luftës në vazhdimësi. Investimet e Austrisë në arsimin kosovar që nga viti 2004 arrijnë diku rreth tetë milion euro. Krejt këto në ngritjen e cilësisë e menaxhimit të arsimit”, tha ministri kosovar i arsimit.
“Kjo na bënë të ndihemi mirë në raport me Austrinë. Natyrisht, interesimi ynë është për të intensifikuar kontaktet dhe si konkrete tani kemi çështjen e mundësive për burse dhe studime të larta. Ne kemi tani në Kosovë tre universitete publike, Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Po ashtu kemi 23 institucione të arsimit të lartë privat. Këto Institucione kërkojnë që nga këto kapacitete këtu në Vjenë të bartën atje në Kosovë dhe për ta ngritur nivelin atje ku ne dëshirojmë”, tha më tutje Buja.
“Aktualisht kemi një qëllim që cilësia të jetë njëshi dhe para nga të gjitha, sepse në sasi nuk jemi shumë prapa. Ne dëshirojmë që me cilësi të afrohemi krahasimit me ato të Europës.” ,tha në Vjenë ministri Buja.
Mysafiri nga Kosova i ka informuar mësuesit lidhur me organizimin e shpejtë të një konference kombëtare në Prishtinë lidhur me institucionalizimin e mësimit plotësues në diasporë.
Ai u përgjigj në shumë pyetje nga të pranishmit lidhur me arsimin në Kosovë, veçan arsimin e lartë.
Nga ana e mësuesve u dha një pasqyrë e historikut të mësimit plotësues në Austri, ku mësimi amtarë zhvillohet në kuadër të arsimit publik austriak.
Sigurisht shembulli më i mirë në Europë se si duhet organizuar mësimi amtarë është Austria.
Në Austri punojnë 24 mësues/se shqiptarë/e ku ndjekin mësimin 2160 nxënës shqiptarë.
Vijimi i mësimit nga fëmijët shqiptarë është i ulët kur dihen kushtet shumë të volitshme që ekzistojnë dhe nuk e kalon tetë përqindëshin.
“Prindi nuk paguan asgjë për të ndjekur fëmijët mësimin në gjuhën shqipe, por vetëm deklarohet se fëmija i tij do ta përcjell mësimin shqip”, u tha në këtë takim.
Në bisedë morën pjesë mësuesit Milaim Zyrapi, Osman Ademi e Ibrhim Hasanaj.
Nga radhët e studentëve në diskutim u angazhuan disa prej tyre si: Bekim Selishta, Tahir Shala, Vlora Mehmeti etj. Nga diskutimet u tha mes tjerash se në Austri studiojnë rreth një mijë student shqiptarë, në të gjitha drejtimet. Universitetet e Gracit, Vjenës, Insbrukut ishin qendra ku dolën figura me emër në shkencë nga radhët e shqiptarëve.
Në takim nuk u pa se ishin prezent përfaqësuesit e shoqatave studentore si ,,SocitasAlbania”, “Rinia”,Universitas”, që dikur patën një rol më rëndësi në organizimet e studentëve shqiptarë në Austri.
Ka kohë që nuk dëgjohet fare zëri i shoqatave studentore, ato sikur nuk ekzistojnë fare në jetën kulturore në Vjenë.
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












