Rita Ora: “Nuk do të më shihni kurrë lakuriq”
Ajo që nuk do ta bënte kurrë Rita është të zdishet për publik. "Kjo përfundimisht nuk do të ndodhë kurrë"
Ylli i ri shqiptaro-britanik Rita Ora nuk e ka shumë në qejf veten. Ose, së paku, jo të gjitha pjesët e trupit. Kështu, ajo thotë se urren të pasmet e saj ndërkohë që konsideron se gjoksin e ka OK.
Për lidhjen me Rob Kardashian, vëlla i Kim kardashian ajo thotë se është vetëm lidhje miqësore dhe asgjë më tepër. “Por, te meshkujt ngrihen lart hormonet posa të shohin pak lëkurë të zbuluar. Kështu ndoshta ka ndodhur edhe me Robin. Edhe ai është vetëm mashkull “.
Ndërsa për tipin e mashkullit që e parapëlqen, Rita thotë: “Nëse ai më bën të qesh, nuk ka problem edhe po qe i trashë dhe pa flokë”.
Ajo thotë më tutje se e nderon krahasimi me Rihana-n por se mendon se i duhet edhe shumë për t`u bërë e barabartë me të. “Megjithatë, nuk dëshiroj të jem klon i Rihana-s”, këmbëngul Rita Ora, që është senzacion i skenës muzikore të vitit të fundit.
Ndërsa për këngëtaren Byonce që është dhe gruaja e “shefit” të Rita Orës, Jay Z., thotë se e konsideron si motër të madhe.
Ajo përkufizon edhe raportet e saj me meshkujt, tash kur është bërë person publik. “Aktualisht nuk do të mundja të kem një lidhje korrekte, nuk do të kisha kohë për partnerin tim. Për këtë arsye edhe jam ndarë nga ish partneri, posa e kam bërë hitin e parë”, thotë Rita Ora për gazetën zvicerane blick.
Ajo që nuk do ta bënte kurrë Rita është të zdishet për publik. “Kjo përfundimisht nuk do të ndodhë kurrë. Me gjithë faktin se unë koketoj me kënaqësi me seksualitetin tim”.
Rita flet edhe për familjen e saj. Duke folur për tatuazhet e saj, thotë se e ka mirëkuptimin e duhur nga prindërit. Babai ka disa pub-e në Londër ndërsa nëna është psikiatre.
Ndërsa lidhur me vizitën e saj të parafundit në Zvicër, kur ajo kishte dhënë koncert edhe në një diskotekë shqiptare shprehet: “Nuk e ksiha ditur se komuniteti shqiptar këtu është kaq i madh. Kur u ngjita në skenë, njerëzit filluan të klithnin aq sa unë pothuaj ja plasa vajit.
Aty mund të ndjehej se njerëzit janë jashtëzakonisht krenarë me mua. Krenarë se një kosovare ia ka dalë që të bëhet e famshme pe¨rmes muzikës”.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











