Më shumë shtetas serbë se kosovarë ?
Shënohet një rritje e popullsisë në shumicën e kantoneve.
Në fund të vitit 2011 popullsia e banorëve të përhershëm në Zvicër ishte 7. 954. 700 veta, ku shënohet një rritje prej 84. 500 njerëzish në krahasim me vitin 2010. Kjo rritje 1.1% është e krahasueshme me ato të vitit 2007 dhe 2009.
Shumica dërrmuese e kantoneve shënon një rritje të popullsisë së tyre. Përveç kësaj, një në tetë banorë jeton në një nga pesë qytetet më të mëdha, siç janë Cyrihu, Gjeneva, Bazeli, Berna dhe Lozana. Këto janë rezultatet përfundimtare të hulumtimeve statistikore të popullsisë dhe familjeve (STATPOP) të kryera nga Zyra Federale e Statistikave (FSO).
Në fund të vitit 2011 numri i të huajve me qëndrim të përhershëm në Zvicër shënonte 1.816.000 persona (një ngritje prej 49.700 personave në krahasim me vitin 2010). Me fjalë të tjera, viti 2011 regjistron një popullsi të huaj prej 22.8 % kundër 22.4 % në vitin 2010.
Shumica e popullsisë me rezidencë të përhershme dhe me origjinë të huaj vjen nga vendet e BE-së / EFTA-s (63.3%). Ndër nacionalitetet me të përfaqësuara në Zvicër në vitin 2011 janë italianët (15.9%), pasuar nga gjermanët (15.2%), portugezët (12.3%) si dhe serbët (5.8%).
A do të thotë kjo se popullata serbe është më e madhe sesa ajo kosovare? Zonja Fabienne Rausa, zëdhënëse për Qendrën e Informacionit të Demografisë dhe Migracionit, shpjegon për albinfo.ch se si kanë arritur në shifra. Edhe pse enti përkatës tashmë dallon popullatën me prejardhja nga Mali i Zi apo i Kosovës nga ajo e Serbisë, një shtresë e popullatës vazhdon të konsiderohet sikur të jetë nga Serbia.
Me të tjera fjalë, të gjithë ata që nuk kanë qartësuar situatën e tyre zyrtare në shtetin e tyre të origjinës vazhdojnë të konsiderohen sikur të jenë banorë të Serbisë. Gjithashtu, vazhdon zonja Rausa, kosovarët të cilët tashmë kanë marrë shtetësinë zvicerane, llogaritën si të tillë, do të thotë llogaritën sikur popullatë zvicerane dhe jo kosovare.
Kështu që, duke marrë parasysh shpjegimet e lartpërmendura, mund të kuptojmë pse numri i kosovarëve me vendbanim në Zvicër del më i ulët sesa atyre të Serbisë dhe i Turqisë. Zonja Rausa rikujton gjithashtu se shqipfolësit nuk janë të gjithë nga Kosova, kështu këto statistika nuk flasin për shqiptarët në përgjithësi, por për banorët e shteteve të ndryshme me vendbanim në Zvicër.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











