Alban Smajlit, çmimi i Universitetit Jenna për filmin më të mirë
Në filmin "On my hand" rrëfehet historia e një familjeje të varfër nga Kosova që ëndërron të emigrojë
Filmi i shkurtër “On my Hand” i studentit shqiptar të historisë së artit, 21 vjeçarit Alban Smajli, ka marrë “çmimin artistik të rektorit”, për vitin 2012 që ndan Universiteti i njohur gjerman Friedrich Schiller, Jena.
Filmi tregon pamje nga Brazili, Gjermania dhe nga Kosova. Fytyrat në këtë film mjegullohen, ndërkohë që nga prapavija rrëfehet historia e një familjeje të varfër nga Kosova. Ëndrra më e madhe e saj është emigrimi në një vend të pasur. Në plan të parë të filmit është përgjegjësia e babait ndaj bashkëshortes dhe të birit.
Për këtë video të punuar në mënyrë bindëse, të plotësuar edhe me dhjetë fotografi të veçanta, Alban Smajli është shpërblyer me çmimin e rektorit për vitin 2012 të Universitetit Friedrich Schiller të Jena-s.
Punimi, i përshkuar nga tone biografike, i studentit të historisë së arteve që bën fjalë për “vendimin ndoshta më të vështirë të prindërve të mi”, siç e thotë ai, ka triumfuar në konkursin me moton “Përgjegjësia”. Konkurrentë ishin edhe 22 punime tjera të studentëve dhe personelit tjetër të universitetit.
Një juri e përbërë nga njëmbëdhjetë anëtarë ka pasur punë të vështirë për të krahasuar filmat me vizatimet e bëra me laps, ose pikturat në vaj me bustet (skulpturat). Pas një diskutimi kontrovers , kjo juri në fund u pajtua që vepra e Smajlit ka qenë punimi më i mirë që kishte konkurruar.
Kjo video mund të shikohet në internet në adresën: www.uni-jena.de/kunstpreis.
Vendin e dytë në këtë konkurs e ka marrë Silva Blaser nga Instituti i Historisë për punimin „Përgjegjësia globale e identifikuar në përeditshmëri. Iwa Antonow ka zënë vendin e tretë me serinë e fotografive të Madonna-ve, njofton Jenna-tv.de.
Tri punimet e para janë nderuar me çmime me vlerë monetare simbolike, gjegjësisht 500, 375 dhe 250 euro, para të dhuruara nga miqtë dhe donatorët e universitetit.
Çmimet solemnisht do të diorëzohen nesër (29 qershor) me ç`rast do të nderohen edhe fituesit.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












