Pehlivanët sfiduan motin me shi
Shqiptari Xhezair Latifi dhe turku Muhamed Okaj e ndanë vendin e parë në garën që e ndoqën mbi 3000 shikues
Të dielën që shkoi janë mbajtur në Weinfelden të kantonit Thurgau takimet e 12-a ndërkombëtare të Pehlivanëve. Në këto gara të sportit tradicional të mundësve morën pjesë garues nga, Shqipëria, Maqedonia, Kosova dhe Turqia.
Ndonëse mbretëronte mot me shi, në stadiumin ku po mbaheshin garat kishin ardhur mbi 3000 shikues për tu kënaqur me mjeshtrinë e mundësve që në popull njihen si pehlivanë.
Publikun dhe garuesit i ka përshëndetur edhe konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, dr. Sali Sefa.
Garat u zhvilluan në tri kategori sipas peshave, ndërsa gara më interesante ishte ajo mes garuesit nga Maqedonia Xhezair Latifi dhe turkut Muhamed Okaj. Këta dy të fundit, pasi që në finale dolën të barabartë, e ndanë vendin e parë.
Refer kryesor ndërkombëtar ishte Ali Topallogullari nga Turqia.
Sikurse edhe herëve tjera, organizator dhe sponsor kryesor i garave ka qenë Samet Hyseni nga Qegrani i Gostivarit, afarist në Zvicër. Po kështu pati edhe disa donatorë, shqiptarë dhe zviceranë.
I pranishëm në këtë manifestim ishte edhe piloti shqiptaro-amerikan James Berisha, ndërsa moderimin e bëri Dashnim Hebibi.
Siç e do atmosfera e garave të pehlivanëve që e njohim edhe nga tradita në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare, i gjithë aktiviteti u përcoll nga orkestra popullore me zurlë e tupana.
Prania në këtë manifestim e shoqatës së motoristëve “Plisat” i dha edhe më shumë hijeshi gjithë atmosferës në stadium.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










