Kuvendi Regjional i Zvicrës veri- perëndimore
E hënë, më 04 qershor, nga ora 19.30 deri në ora 21.00
Vitin e kaluar është formuar Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës, i cili mes tjerash synon përfaqësimin e interesave të shqiptarëve karshi Zvicrës dhe vendeve të prejardhjes. Kuvendi përfaqëson interesat e shqiptarëve në Zvicër pa marrë parasysh orientimin politik e fetar. Delegatët e Kuvendit vijnë nga të gjitha regjionet e Zvicrës. Për këtë qëllim, Kuvendi Shqiptar organizon tubime regjionale, në të cilat do të zgjidhen delegatët e të cilët do ta përfaqësojnë regjionet në Kuvendin Qendror, i cili do të mbahet më 10 qershor 2012.
Tubimi formues i Kuvendit regjional të Zvicrës veri – perëndimore (Kantonet BS, BL dhe AG) do të mbahet në ditën :
e hënë, më 4 qershor, nga ora 19.30 deri në ora 21.00
Vendi : Këshillimorja ABSM, Gempenstrasse 10, 4053 Basel
Programi
1. Fjala hyrëse
2. Aktivitetet e deritanishme
3. Vizionet
4. Zgjedhjet
5. Mbyllja dhe koktej rasti me prodhime nga trojet shqiptare
Ne ju mirëpresim në ketë tubim të rëndësishëm!
Grupi organizues për Zvicrën Veriperëndimore: Nazmi jakurti, Mirash Hajdaraj, Arsim Gashi, Elida Buqpapaj
Për informacione ju lutemi të kontaktoni:
Nazmi Jakurti, e-mail: [email protected], 079 209 12 81
Mirash Hajdaraj, e-mail: [email protected]
Arsim Gashi, e-mail: [email protected]
Elida Buqpapaj, e-mail: [email protected]
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











