“Let`s do it Kosova 2012”
"Let`s do it Kosova 2012" synon që në këtë ditë t`i nxjerrë në rrugë 50.000 vullnetarë për grumbullimin e mbeturinave
Më 24 maj Kosova do të marrë pjesë në fushatën gjithëbotërore “Let`s Do It World”.
“Let`s do it Kosova 2012” synon që në këtë ditë t`i nxjerrë në rrugë 50.000 vullnetarë për grumbullimin e mbeturinave.
Vlerësohet të jetë nisma më e madhe qytetare për pastrimin e vendit, tani edhe në qytetin tuaj, në fshatin tuaj, në lagjen tuaj, në tërë Kosovën!
Pjesë e lëvizjes globale “Let’s do it World”, e filluar në Estoni në vitin 2008 dhe e përhapur me shpejtësi marramendëse në të gjitha skajet e botës.Ftohen që atë ditë të festohet festa më e madhe e pastërtisë në vend!
“24 maj 2012, 37 komuna të Kosovës, 10 000 tonë mbeturina, 50 000 vullnetarë, 1 ditë, a jeni gati ?”, është motoja e “Let`s do it Kosova 2012”.
“Me 24 Maj do të fillojë një qasje e re ndaj mjedisit, duke qenë pjesë e lëvizjes Globale ne qytetarët e Kosovës ashtu si kemi treguar gjithmonë edhe kësaj radhe do ti tregojmë te gjithë botës se ne e duam vendin tonë, ne kujdesemi për të, ne jemi ata që meritojmë lëvizjen e lirë, e këtë më së miri mund ta dëshmojmë duke u bashkuar dhe të gjithë së bashku me 24 Maj TA PASTROJMË ç’do lagje, ç’do njollë nga pikat turistike, rrugët , ç’do njollë rreth e rrotull qytetit e fshatit, lagjes, do pastrojmë ç’do breg liqeni dhe ç’do breg lumi, do pastrojmë ç’do park. Me 24 Maj të gjithë së bashku Ta Pastrojmë Kosovën… Let’s do it!”, thuhet në thirrjen e organizatorëve “Let`s do it Kosova 2012”
Ministria e Ambientit është zotuar të japë përkrahje, FSK ka premtuar mbështetje teknike ndërsa Ministria e Arsimit do t`i mobilizojë shkollat.
Një grup studentësh, në vigjilien e aksionit të 24 majit ka publikuar në internet një hartë me deponitë më të këqija ilegale në Kosovë si dhe fotografi të shumta. www.letsdoitworld.org/wastemap
Për Informata rreth aksionit mund të drejtoheni në faqen: http://www.letsdoitkosova.org/
E-Diaspora
-
Itali: Shqiptarja dënohet me 30 vjet burg për vrasje të dyfishtë Itali: 30 vjet burg për shqiptaren që vrau prindërit e partnerit të saj... -
LUGINA’S DAY 2026: Një ngjarje e madhe që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër -
Zvicër
Forbes prezanton Betim Djambazin, shqiptarin nga Zvicra që po ndërton robotët e së ardhmes -
Sot dita e tretë e Samitit të Diasporës, ja çfarë përfshin agjenda -
“Zërat e Diasporës” panel i veçantë në kuadër të Samitit të Diasporës Shqiptare
Jeta në Austri
-
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë Afaristët shqiptarë të udhëhequr nga Yll Blakaj po marrin pjesë në Samitin e IV-të të Diasporës,... -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit -
Bien çmimet në pikat e karburanteve në Austri -
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen -
Vjenë: 70 euro gjobë për hedhjen e mbeturinave në rrugë











