Lajme
Shumë institucione, e më shumë varfëri në Kosovë
Kosova ka enorm të institucioneve që janë të ngarkuar me çështje ekonomike, ndërkohë që papunësia e fukarallëku mbesin në nivel të lartë
Duke filluar nga Qeveria e cila përveç Kryeministrit, ka 6 zëvendëskryeministra, 19 ministri dhe rrafsh 36 zëvendësministra, që në përgjithësi (duke përjashtuar tre zëvendëskryeministra që janë edhe ministra v.j), e vetme atë e përbëjnë 59 persona.
Në këtë numër nuk përfshihen këshilltarët dhe stafi tjetër përcjellës.
Në mesin e këtyre dikastereve, ka Ministri për Zhvillim Ekonomik, një tjetër për Tregti dhe Industri, pa llogaritur edhe departamente të tjera përkatëse që kanë të bëjnë me këtë fushë.
Përveç kësaj, me iniciativën e Qeverisë së vendit është krijuar edhe Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, pa i futur në listë edhe shumë Oda Ekonomike vendore dhe të huaja.
Në shtetin e ri, krahas Odes Ekonomike të Kosovës ka edhe Odë Ekonomike Turke, Gjermane, Amerikane, Franceze e shumë organizata e shoqata të tjera që synim kanë përmirësimin e situatës së vështirë ekonomike.
Por pavarësisht të gjithave, skamja që ka mbërthyer vendin është e dukshme dhe ajo shihet nga kufiri nëse një person vjen nëpërmjet rrugës apo në Aeroport nëse vjen me avion.
Ibrahim Rexhepi, një prej analistëve të fushës së ekonomisë tregon për Albinfo.ch se krijimi i këtyre këshillave dhe shtimi i institucioneve që për detyrë kanë forcimin e ekonomisë së vendit, i ngjason Task-Forcave të krijuara për të luftuar korrupsionin.
“Kjo është e thjeshtë. Shikoni sa Task Forca është krijuar për të luftuar korrupsionin dhe korrupsioni vetëm se po rritet. Njësoj është edhe me ekonomi”, thotë Rexhepi për Albinfo.ch.
Sipas tij, krijimi i këtyre mekanizmave për të rritur ekonominë varet nga fakti nëse janë formuar mbi ndonjë bazë ligjore, apo thjesht sa për të shtuar burokracinë dhe futur disa persona në punë.
“Sa për formimin e Odave Ekonomike, ato nuk kanë ndonjë ndikim, përveç punës për komunitetin e tyre të biznesit, për të dhënë informacione dikujt që i intereson”, thotë analisti i njohur nga Prishtina.
“Për trupa e plane Kosova nuk ka hequr kurrë keq, por gjithmonë ka vuajtur për veprime konkrete”, thotë Ibrahim Rexhepi, analist i çështjeve ekonomike.
Që nga krijimi i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, deri më tash është mbajtur vetëm një takim dhe ai ka ndodhur javën e kaluar. Në lidhje me këtë çështje, zëvendëskryeministrja e Kosovës, Mimoza Kusari Lila, ka folur për rëndësinë e funksionalizmit të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik.
“Është e rëndësishme të thuhet se ky këshill ka për qëllim fasilitimin e mëtutjeshëm të dialogut dhe partneritetit publiko privat që në të përfshihen, përveç ministrive relevante, edhe tri asociacione ekonomike, si Oda Ekonomike e Kosovës, Aleanca Kosovare e Biznesit dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë. Të gjithë anëtarët e këshillit kanë të drejtë vote dhe kanë për qëllim rekomandimin dhe bashkërendimin e politikave zhvillimore”, theksoi Kusari-Lila.
Themelimi i Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik ishte iniciuar në fund të vitit 2010 me vendim të Qeverisë së Kosovës, por që nga atëherë ky këshill nuk ka pasur asnjë aktivitet ekonomik.
Ky këshill përfaqësohet nga të gjitha ministritë relevante të linjës ekonomike dhe nga tri organizatat ekonomike në vend, siç është Oda Ekonomike e Kosovës, Aleanca Kosovare e Biznesit dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Përkundër këtyre këshillave e institucioneve të krijuara për të zhvilluar ekonominë, në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, mbi 25 mijë të papunë brenda një viti hyjnë në tregun e punës, përderisa vetëm 6 mijë vende të reja të punës hapen në vit.
Fakte
Kosova vazhdon të mbetet e para nga shtetet e rajonit për numrin më të lartë të të papunëve. Bazuar në statistikat e institucioneve ndërkombëtare, Dita Ndërkombëtare e Punës, me 1 Maj, e kishte gjetur Kosovën me shkallë të papunësisë prej 45 për qind, ndonëse për Ministrinë e Punës papunësia nuk është më e lartë se 38 për qind. Pas Kosovës, vjen Maqedonia me 33 për qind, Bosnjë e Hercegovina 24 për qind, Serbia 19 për qind, Turqia 14 për qind, Shqipëria 13.3 për qind, Mali i Zi 11 për qind dhe Kroacia 9.2 për qind. Bazuar në statistikat e Ministrisë së Punës, muajin shkurt të këtij viti në Kosovë janë regjistruar mbi 276 mijë të papunë, prej të cilëve 134 mijë femra. Rajonet me numër më të madh të papunëve janë: Prishtina 56714 të papunë, Mitrovica 56419 të papunë, Prizreni 53652 të papunë, Gjilani 29 mijë të papunë, Peja 27 mijë e 645 të papunë, Ferizaj 26 mijë e 946 të papunë dhe Gjakova me 26 mijë e 271 të papunë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, papunësia e lartë ka bërë që 34 për qind e popullsisë në Kosovë të jenë të varfër dhe të jetojnë me 1.5 euro në ditë, kurse 12 për qind në varfëri të skajshme me vetëm 1 euro në ditë.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










