Kosova
Lugina e Preshevës përballet me mungesë librash në gjuhën shqipe
Ministri i Arsimit në Kosovë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se Qeverisa e Serbisë ka vendosur t’i përkthejë tekstet në gjuhën shqipe, ndërsa për njohjen e diplomave, ai tha se do të bëhet sipas Marrëveshjes së Brukselit
Nxënësit në Luginën e Preshevës vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të teksteve të gjuhës shqipe, pasi që Qeveria e Serbisë po vazhdon refuzimin e librave që janë shtypur në Kosovë. Problemi me këto tekste që ishte nisur vitin e kaluar po vazhdon edhe këtë viti, ndërsa mos-licencimi i diplomave nga universitet kosovare po mbetet sfidë në tri komunat shqiptare të mbetura nën Serbi.
Ministri i Arsimit në Kosovë, Shyqiri Bytyqi ka thënë se Qeverisa e Serbisë ka vendosur t’i përkthejë tekstet në gjuhën shqipe, ndërsa për njohjen e diplomave, ai tha se do të bëhet sipas Marrëveshjes së Brukselit. Por, kjo marrëveshje pavarësisht se është miratuar disa vite më parë, nuk është zbatuar nga Beogradi.
Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha për Radio Kosovën se furnizimi me libra për nxënësit e Luginës së Preshevës është problem përtej çështjeve teknike, dhe është problem politik. Ai bëri të ditur se ditë më parë është takuar në Beograd me ministrin e Arsimit të Serbisë, ku ka diskutuar për furnizimin me libra si dhe për njohjen e diplomave.
“Kanë shprehur gatishmërinë që tekstet t’i përkthejnë. Tani kanë marrë edhe një donacion që tekstet t’i përkthejnë në gjuhën shqipe. Ne kemi shprehur gatishmërinë që t’i ndihmojmë me përkthim nga gjuha serbe në gjuhën shqipe”, tha ministri kosovar duke iu referuar qeverisë në Beograd.
Ndërsa, sa i përket çështjes së njohjes nga Serbia të diplomave, ministri Bytyqi tha se Serbia nuk po i kryen obligimet e saj sipas marrëveshjes me Kosovën.
“Po e them për herë të parë, ditë më parë në një vizitë në Beograd në takimet për Ballkanin Perëndimor, kam shfrytëzuar rastin dhe kam takuar ministrin e Arsimit të Serbisë, ku kam diskutuar hapur për çështje të teksteve për Luginën e Preshevës dhe për çështjen e diplomave, sepse Serbia vazhdon të mos i njoh diplomat tona. Ka qenë një diskutim jo i lehtë dhe që nuk ka rezultuar me ndonjë rezultat të mirëfilltë. Ajo çka është bërë e qartë është se jemi të vendosur që sipas Marrëveshjes së Brukselit, diplomat do të njihen nga të dyja anët”, deklaroi ai,
Ministri Bytyqi theksoi se së bashku me Qeverinë e Shqipërisë do të gjejnë zgjidhje, në mënyrë që nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës të mos mbesin pa tekste shkollore. Ai tha se gjatë takimeve që kanë pasur me Qeverinë e Shqipërisë, janë dakorduar për t’i koordinuar punët në mënyrë specifike për furnizimin me libra.
Ndryshe, vitin e kaluar Qeveria e Kosovës ndau një donacion për furnizimin e nxënësve shqiptar me libra nga Kosova. Por, pavarësisht premtimit, Qeveria e Serbisë ndaloi këto libra në terminalin doganor, ku qëndruan për muaj të tërë. Pajisja e nxënësve shqiptar të Luginës me Libra po konsiderohet si proces politik. Serbia po vazhdon t’i kontestoj pjesët e librave ku shkruan fakti se Kosova është shtet i Pavarur.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa








