Gjuha, kusht për qëndrim në Zvicër
Ligji i ri për të huajt: Bashkëshortët ose fëmijët që duan t`u bashkohen familjarëve duhet të dëshmojnë njohjen e njërës gjuhë të vendit
Vetëm kush e zotëron njërën nga gjuhët e vendit ose kush ka regjistruar një kurs të gjuhës do të mund të fitojë lejen e qëndrimit të përhershëm në Zvicër. Këtë e përcakton ligji i ri për të huajt, për të cilin pati edhe kritika gjatë konsultimeve të bëra rreth tij sot në parlamentin e Zvicrës. Ligji në fjalë, i cili gjendet në fazën e rishikimit, kërkon më shumë nga të huajt por në të njëjtën kohë edhe u ofron atyre më shumë mbështetje. Ashpërsime parashihen sa i përket bashkimit familjar për të huajt jashtë vendeve të BE-së dhe EFTA-s. Kështu, bashkëshortët ose fëmijët e rritur që duan t`u bashkohen familjarëve në Zvicër duhet të dëshmojnë njohjen e njërës gjuhë të vendit. Po kështu, sipas ligjit të rishikuar edhe dhënia ose vazhdimi i lejes së qëndrimit (B ose C) duhet të kushtëzohet me mësimin e gjuhës. Kushte tjera janë edhe kujdesi për sigurinë dhe rendin, respekti i barazisë së gjinive, pjesëmarrja në jetën ekonomike dhe arsimore etj. Puna kryesore në gjithë këtë, u besohet kantoneve. Këto do të organizojnë pritjen mirëseardhëse të të huajve, do t`i informojnë ata dhe po qe nevoja edhe të lidhin marrëveshje për integrim. Kundër marrëveshjeve të tilla janë shprehur kantonet dhe bashkësia e qyteteve të Zvicrës. Sipas tyre një marrëveshje e tillë merr shumë mund e shpenzime dhe sjell pak rezultate, shkruan 20minuten.ch. Partitë SP-PS, FDP-PLR dhe CVP-PDC e kanë përshëndetur ligjin e ri për unifikimin e politikës së integrimit që e parasheh ai. Por këto parti kanë kërkesa për disa përshtatje, varësisht nga këndvështrimi i tyre partiak. Edhe Forumi për Integrim i Migrantëve (FIMM) përshëndet faktin se me të renë integrimi do të bëhet detrim për shtetin. SVP-UDC ndërkaq ka kundërshtuar ligjin e rishikuar. Sipas saj nuk është detyrë e shtetit që t`i integrojë të huajt. Ndërsa Komisioni Federal për Migracion kërkon që të huajt të mbrohen me ligj nga diskriminimi , gjë që përshëndetet edhe nga SP-PS.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











