Lajme
NZZ: Thaçi do ta krijojë ushtrinë, i shtyrë nga presioni i Vetëvendosjes!
Sipas autorit të tekstit, arsyeja e “guximit të papritur” që Thaçi po e tregon ndaj protektorëve të tij, në radhë të parë ndaj SHBA-së, shpjegohet para së gjithash me presionin të cilit ai i është nënshtruar nga “e majta nacionaliste”, gjegjësisht Vetëvendosja
“Thaçi e dëshiron ushtrinë- madje edhe kundër vullnetit të SHBA-së”, kështu e titullon artikullin e tij korrespondenti i gazetës Neue Zürcher Zeitung në Beograd, Andreas Ernst, ku theksin e vë te kundërshtimi që “po guxon” ta shprehë presidenti i Kosovës ndaj Uashingtonit.
Sipas autorit të tekstit, arsyeja e “guximit të papritur” që Thaçi po e tregon ndaj protektorëve të tij, në radhë të parë ndaj SHBA-së, shpjegohet para së gjithash me presionin të cilit ai i është nënshtruar nga “e majta nacionaliste”, gjegjësisht Vetëvendosja, transmeton albinfo.ch. Por, edhe pritshmëria se presidenti i Kosovës mund të jetë në shënjestër të Gjykatës Speciale për Krime të luftës, është një arsye tjetër në këtë drejtim.
“Motivi nuk është një kërcënim nga jashtë por presioni në rritje nga nacionalistët e majtë”. Është hera e parë që Kosova rebelohet hapur ndaj protektorëve të saj, fuqive të mëdha. Me gjithë kundërshtimin e qartë të amerikanëve dhe të NATO-s, presidenti Thaçi po planifikon që qysh në fillim të vitit të fillojë me ngritjen e një ushtrie kosovare. Për ndryshim nga FSK e cila ka vetëm detyra të mbrojtjes nga katastrofat dhe të deminimit të vendit, ushtria do të ketë karakter mbrojtës. Po ashtu dallimi shihet edhe në numra: përderisa FSK ka gjithsej 2500 pjesëtarë, ushtria e re do të ketë 5000 ushtarë të rregullt dhe komponentën rezervë prej 3000 vetash, përcjell albinfo.ch. Ajo do të jetë e armatosur me njësi tankiste dhe me artileri dhe do të jetë në gjendje të mbrojë vendin”, shkruan më tutje nzz.ch.
Por, sekretari gjeneral i NATO-s, Stoltenberg duke ia tërhequr disa herë vërejtjen Thaçit nga hapi i tij, ka thënë se “e vetmja ushtri mbrojtëse në Kosovë është KFOR-i me 4500 ushtarë, i udhëhequr nga NATO. Njësoj pa ekuivokë kanë qenë edhe deklarimet e ambasadorit amerikan në Prishtinë, sipas të cilit ky projekt ka rënë si prej qiellit dhe nuk është biseduar me aleatët. SHBA në parim nuk është kundër një ushtrie kosovare, por ajo duhet të legjitimohet përmes kushtetutës. Dhe kjo do të thotë që edhe serbët e Kosovës, që nënkuptohet në këtë rast, edhe Beogradi, duhet të japin miratimin e tyre. Një gjë që së paku për një kohë duket e paimagjinueshme, shkruan gazeta.
“Duket sikur Thaçi dëshiron të japë një dëshmi në vepër për patriotizmin e tij, madje edhe nëse me këtë irriton `mikun e tij amerikan`. Edhe ashtu konturet e tij pas ndryshimit të forave në Uashington janë bërë të parëndësishme. Por ka edhe komentatorë që thonë se Thaçi, duke pasur informata se ndoshta është në listat e Gjykatës Speciale, me rebelimin e tij kundër protektorëve dëshiron t`i sigurojë vetes një zbritje dinjitoze nga skena politike”, shkruan veç tjerash NZZ.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













