Shkurt.ch
Më shumë të huaj nga jugu i Evropës, më pak nga perëndimi
Përderisa në vitet 2000-2010 kishte më shumë të tillë që vinin nga Evropa Veriore dhe ajo Perëndimore, pas vitit 2010 është më i madh numri i të huajve nga Evropa Jugore dhe ajo lindore

Këto ditë mbushen plot tri vjet nga referendumi kur u votua iniciativa “Kundër Migracionit Masiv”. Rezultati i atyre që fituan ishte i ngushtë: 50.3%, por i mjaftueshëm për të hyrë në ligj kufizimi i numrit të të huajve që vendosen në Zvicër.
Trevjetori shërben si shkas për të bërë bilance: si janë zhvilluar gjërat në fushë të migracionit, cili ka qenë ndikimi i rezultatit të iniciativës së votuar etj.
SRF ka bërë një rekapitullim të gjithë kësaj dhe, ndër përfundimet që ka nxjerrë, është ai se një gjë është e sigurt: Nga shkurti i vitit 2014 në Zvicër vijnë për të jetuar dukshëm më pak të huaj, shkruan albinfo.ch.
SVP, që ishte autore, si motiv bazë për iniciativën e përmendur kishte numrin sipas saj, në rritje të të huajve në Zvicër, numër ky që në vitin 2008 kishte arritur pikën më të lartë.
Por si janë zhvilluar gjërat pas kësaj?
Si “motor” i rritjes së madhe në vitin 2008 kishte shërbyer para së gjithash migrimi në Zvicër i shtetasve të Gjermanisë. Por nga ajo kohë, migrimi “Neto” (kur hiqet edhe numri i atyre që e lëshojnë Zvicrën) ka shënuar në vazhdimësi rënie por vazhdon të jetë i konsiderueshëm. Kjo tregohet edhe me faktin se vetëm falë migrimit, Zvicra ka shënuar viteve të fundit një shtim të pastër të banorëve prej më shumë se 50 mijë.
Është interesante se gjatë këtyre viteve kemi pasur një ndryshim të vendeve të prejardhjes të të huajve që janë vendosur të jetojnë në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Përderisa në vitet 2000-2010 kishte më shumë të tillë që vinin nga Evropa Veriore dhe ajo Perëndimore, pas vitit 2010 është më i madh numri i të huajve nga Evropa Jugore dhe ajo lindore. Kjo bie më shumë në sy kur krahasohet numri i migrantëve që kanë ardhur nga Gjermania me ata nga Italia.
Ndërrimi i vendeve të prejardhjes ka të bëjë edhe me krizën nëpër të cilën kanë kaluar dhe po vazhdojnë të kalojnë viteve të fudnit vendet e Evropës Jugore si Spanja, Italia, Greqia e Portugalia.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti