Shkurt.ch
Sa fitojnë lojërat e fatit dhe kazinotë me të varurit ?
Lojtarët patologjikë kontribuojnë me 40% në të ardhurat e lotarive dhe kazinove në Zvicër. Industria e mohon një shifër të tillë. Gazeta frankofone “24heures” e ka vendosur në faqen kryesore një shkrim në lidhje me këtë fenomen. Albinfo.ch ju sjell një pjesë të analizës së paraqitur në këtë gazetë.

Për ata që ditë pasdite ndihmojnë viktimat e lojërave të fatit është një realitet shpërthyes. Pakica e vogël e kumarxhinjve (1% deri në 2% të popullsisë së rritur) gjenerojnë 40% të të ardhurave të përgjithshme për lotaritë, kazinotë apo lojërat e fatit online. Kjo është një shifër e dhënë në deklaratën e një studimi të kryer në Francë në vitin 2014 nga “Vëzhguesi i lojërave”. Autorët e saj theksojnë se sa më shumë bixhozi është atraktiv, aq më e madhe është pjesa a parave që vjen nga xhepi i lojtarëve të varur, kjo shifër shkon nga 24% për numrat e lotarisë, në 76% për poker, 24% për lotaritë me numër dhe 42% në automatët me lojëra të fatit.
Ky studim konfirmon rezultate të ngjashme në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Australi. “Në Zvicër nuk i kemi dhënë ende mjetet për të studiuar këtë çështje”, thotë me keqardhje Olivier Simon, mjek dhe përgjegjës i Qendrës së kumbarisë së tepruar në CHUV në Lozanë. Por, sipas tij, nuk ka asnjë arsye për të menduar se situata është ndryshe në Zvicër, njofton albinfo.ch. “Duke pasur parasysh se në këtë sektor qarkullojnë 1.6 miliardë franga në vendin tonë, përqindja mesatare prej 40% tregon për shpenzime të pafundmë (600 milionë franga në vit) nga një popullsi, shpesh në situatë të brishtë financiare. Njësia jonë është e konfrontuar rregullisht me njerëzit që kanë humbur qindra-mijëra franga në kumar”, shpjegon Dr. Simon, raporton albinfo.ch.
Çfarë thonë operatorët e këtyre lojërave të fatit?
Operatorët nuk e mohojnë ekzistencën e fenomenit, por në mënyrë të vendosur mohojnë madhësinë e saj. LoterieRomande citon dy studime në vitin 1999 dhe 2006, të cilat tregojnë se në Zvicër vetëm o.5% e të ardhurave vijnë nga kumarxhinjtë patologjikë. “Nëse marrim vetëm popullsinë frankofone, e cila luan në Zvicër, këta kumarxhinj përfaqësojnë afro 4.000 deri 5.000 persona. Pra, sipas përfaqësuesit të CEO, Jean-Luc Moner-Banet, si është e mundur që këta lojtarë të gjenerojnë 40% të qarkullimit tonë vjetor? Kjo shifër është e rreme dhe absurde”. Christophe Darbellay, president i Federatës zvicerane të kazinove, pajtohet gjithashtu me këtë vërejtje. “Lojtarët patologjikë kufizohen shumë shpejt në mundësitë tyre. Kjo përqindje prej 40% e të ardhurave bruto duket absurde”.
Komisioni i lotarisë dhe i bixhozit (Comlot) flet për një shifër prej 1.1% të lojtarëve patologjikë. Pra flitet për 76.000 persona të moshës 15 dhe sipër, sipas një hetimi zyrtar të kryer në vitin 2012. “Por, kjo nuk do të thotë se nëse 40 % prek vendet e tjera, prek edhe Zvicrën”, thotë zëvendësdrejtori Pascal Philipona. Në vendin tonë, vë në dukje zëvendësdrejtori, lojërat më të prekura nga popullata janë biletat gërvishtëse, të cilat janë me «rrezikshmërinë e mundshme më të ulët”.
Sa për autoritete të tjera të sektorit mbikëqyrës, Komisioni federal për shtëpitë e lojërave pranon se njerëzit shpesh duke luajtur me sasi të mëdha kontribuojnë më shumë se të tjerët në të ardhurat e kazinove. “Por ne nuk e dimë se sa e lartë është kjo shumë”, pranon zëdhënësja Maria Saraceni.
Varësia në lojë sikur alkooli dhe depresioni
Gjithsesi, qendrat e parandalimit janë të shqetësuara për shëndetin social dhe pasojat e kësaj varësie. Borxhet, konfliktet martesore dhe familjare, izolimi, stresi, mungesat, humbja e vendeve të punës përbëjnë kosto sociale që do të tejkalojnë 600 milionë franga në vit në vendin tonë, sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Neuchâtel-it, i publikuar në vitin 2012. “Në qoftë se marrim parasysh rrethin dhe punëdhënësit e këtyre personave, problemi i kumarxhinjve patologjikë ndikon nga 10% deri në 20% të popullsisë”, thekson Jean-Félix Savary, anëtar i Grupit për studim të varshmërisë. Një studim i fundit australian thotë se lojërat e fatit “kanë një peshë të problemeve të krahasueshme me atë të shkaktuar nga alkooli dhe depresioni”, shton Olivier Simon, raporton albinfo.ch. Përparimet teknologjike veç sa e keqësojnë situatën, thekson ai: “Në Silicon Valley, qindra inxhinierë janë të paguar për të bërë ekranet gjithnjë më atraktive”. Edhe sot, rreziku i lojërave të fatit të tepruar mund të jetë dy herë më i lartë në mesin e të rinjve, sipas disa vlerësimeve.
Ekspertët e kësaj fushe denoncojnë “konflikt të rrezikshëm të interesit, pra, nga njëra anë, mbrojtja sociale që shteti duhet të japë, nga ana tjetër, kontributi ekonomik i lojërave të fatit për komunitetin. Shtëpitë e kumarxhinjve në të vërtetë kontribuojë për të financuar pensionet tona, tatimet në të cilën ato janë subjekt (rreth 300 milionë në vit, në total) i dorëzohen AVS-it. Sa për lotari, gjithë përfitimi i tyre derdhet në tërësi në shërbimet publike. Pra, 209 milionë franga janë derdhur për vitin 2015 për sport, kulturë, ruajtje të trashëgimisë, për personat me aftësi të kufizuar, etj.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarja që krijoi program për zbulimin e depresionit me inteligjencë artificiale, i saktë në 99% të rasteve Hana Selmani ka krijuar programin për zbulimin e depresionit përmes inteligjencës artificiale....
-
“Kupa e Mërgatës” në Düsseldorf me këngë e valle shqipe
-
Si ndodhi që shqiptarët të vendosin zgjedhjet në tri komuna të Gjenevës?
-
Tre shqiptarë akuzohen për 500 kg. kokainë, me vlerë 60 milionë franga
-
Der Bund: “Politikani i SVP-së, Korab Rashiti, ndërhyn në politikën e Kosovës”
Jeta në Austri
-
Austria planifikon ngrirjen e përfitimeve familjare për shkak të masave shtrënguese Shtesat familjare në Austri mund të mos rriten më me inflacionin duke filluar nga viti 2026,...
-
Fuqia punëtore emigrante e Austrisë: Kush gjen punë shpejt dhe kush jo?
-
Austri: Ministrja austriake mbron ndalimin e shamisë për vajzat nën 14 vjeç
-
Austri: Kritikët e shohin si të vonuar reformën e pensioneve
-
Mbi 6.1 milionë shkelje të shpejtësisë në Austri në 2024-ën