Dënohet me burgim serbi që fyen Kosovën
Serbi nga Hoqa e Madhe e Rahovecit, me vendbanim në Jagodinë të Serbisë, është arrestuar në pikën kufitare në Merdare
Todor Milorad Doshaleviq në këtë pikë kufitare kishte hyrë me flamurin serb, në gjatësi prej 2 metrash, që e kishte ngritur në veturën e tij të tipit “Pasat” thuhet në një njoftim të policisë.
Doshaleviq pasi ishte urdhëruar nga Policia e Kosovës për të hequr flamurin serb nga vetura, ai kishte nisur të fyejë policinë dhe shtetin e Kosovës, me fjalët se “këtu është Serbi e nuk njoh polici as Gjykatë të Kosovës” etj.
40-vjeçari nga Hoqa e Rahovecit, pensionist invalidor pas arrestimit nga policia i janë gjetur edhe 6000 mijë euro, që dyshohet se i kishte sjellë për t’ua shpërndarë shokëve të tij në Kosovë, për të marrë pjesë në shënimin e ditës së Vidovdanit.
Todor Doshalevic pasi është sjellë para kryetarit të Gjykatës për Kundërvajtje në Podujevë, Sabit Çitaku, ka refuzuar të japë deklaratë dhe ka kërkuar të jenë prezent KFOR-i dhe UNMIK-u.
Ai së pari është dënuar për veprën kundërvajtje, me një gjobë prej 450 eurosh dhe pasi ka refuzuar aktvendimin e kryetarit të Gjykatës, ka pasuar vendimi tjetër me burg prej 30 ditësh, vendim i cili është ekzekutuar menjëherë.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











