Të punësuarit e “ambasadave sociale”
Të punësuarit e ambasadave të Kosovës nëpër vende të ndryshme të Evropës, detyrohen të jenë pjesë e ndihmës sociale në shtetet ku punojnë
Pagat që marrin punonjësit e përfaqësive diplomatike kosovare janë më të ulëta se minimumi i lejuar në vendet perëndimore
Kualifikimi i disa të punësuarve të ambasadave si raste sociale, ka detyruar disa shtete perëndimore që të reagojnë te vetë ambasadat për të shprehur pakënaqësinë se duke punësuar njerëz për nevojat e tyre, ato po ndikojnë në rritjen e rasteve sociale, shkruan Zëri.
Përveç ndikimit negativ në imazhin e vendit, shndërrimi i të punësuarve të ambasadave në raste sociale, përbën gjithashtu edhe shkelje të dispozitave ligjore të atyre vendeve. Kjo çështje, megjithatë, nuk duket të ketë qenë shqetësuese për Ministrinë e Jashtme, si në të kaluarën ashtu edhe tani.
Të ardhurat mujore të stafit teknik, siç janë shoferët ose asistentet e ndryshme, jo vetëm që janë prej më të ulëtave në shtetet ku jetojnë ata, por ato shpesh as nuk e kalojnë shumën e ndihmave sociale që ndajnë qeveritë përkatëse për shtetasit e tyre.
Si pasojë kjo ka bërë që shumë kosovarë që punojnë “për shtetin” të ndjehen të fyer me tretmanin që e gëzojnë në raport me standardin e jetesës, dhe të njëjtit me ironi të quhen të punësuarit e “ambasadave sociale”. Ata madje, për të mbijetuar janë detyruar që krahas pagës që marrin të kërkojnë edhe ndihmë sociale nga vendi ku jetojnë.
Njëri nga të punësuarit në Konsulatën e Kosovës në Cyrih, i ka thënë Zërit në kushte anonimiteti se me pagën mujore që merr nuk mund t’i realizojë as për së afërmi nevojat e përditshme të jetesës.
“Paga që ne marrim në Zvicër, nuk është as ndihmë sociale, ndërkaq ky shtet e ka standardin më të lartin në Evropë. Ne paguhemi njëjtë sikurse që paguhen të punësuarit në Tiranë, Berlin apo diku tjetër, pra 1150 euro. Nuk ka kuptim që të gjithë të kemi të ardhura të njëjta, sepse nuk krahasohet kostoja e jetës në Zvicër me atë në Shqipëri”, ka thënë ai.
Sipas tij, problem tjetër vazhdon të jetë rritja e vlerës së frangut. “Para një viti 1 euro ka qenë e barabartë me 1:60 franga, tash ka rënë në 1:20 euro. Pra nëse para një viti 1000 euro ishin 1600 franga, sot ato janë 1300 franga, pra 300 më pak”, thotë ky person.
Ndërsa njëri nga nëpunësit e Ambasadës e Kosovës në Gjermani, gjithashtu në kushte anonimiteti, tregon se si paga e ulët e punëtorëve në këtë ambasadë ka bërë që dy punëtorë ta braktisin punën.
“Shoferi te ne e ka pagën 1150 euro bruto. Kur t’i ndalen tatimet atij si mbeten më shumë se 700-800 euro, e kaq i bën vetëm banesa. Ai është detyruar të marrë edhe ndihmë sociale për të mbijetuar”, thotë ky burim, duke shtuar se ky punëtor çdo ditë e merr ushqimin nga shtëpia, për t’i kursyer të ardhurat e tij.
Ky person, që kujton se me rritjen e pagave nuk janë përfshirë edhe punëtorët teknikë, thekson se “ambasadat sociale” janë duke e paraqitur Kosovën si shtet “të lodhur” para botës.
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare Konferenca Ekonomike B2b pritet të bashkon mbi 400 biznese shqiptare nga diaspora dhe trojet shqiptare... -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit












