Integrimi
Një “provë gjenerale” e integrimit
Kundërshtinë në dramën “Emi-Imi-Remi” e bëjnë frika e të vjetërve nga asimilimi dhe hapja e të rinjve ndaj vlerave të shoqërisë ku jetojnë

Promovimi i librit “Emi-Imi-Remi” (Shkurtesa të termave: Emigrim, Imigrim dhe Remigrim) të autorit Mahir Mustafa, ka shërbyer si rast për realizimin e një programi shumëplanësh kulturor, që u mbajt më 13 maj në Romanshorn.
Në hapje, në një ekran jepen sekuenca nga pjesëmarrja e Mahir Mustafës në një debat të emetuar nga albinfo.ch, ku ai flet për problemet e brezit të ri të mërgimtarëve shqiptarë në Zvicër. Pastaj në skenë ngjiten aktoret dhe drejtueset e Qendrës për Integrim Kulturor “Aleksandër Moisiu” nga Winterthuri: Liri Lushi dhe Meriona Telo.
Nën regjinë e Lushit, ishte përgatitur një shfaqje alternative skenike, ku ajo kishte bërë një improvizim interesant të bisedës në skenë me autorin e librit, Mahir Mustafën. Më tutje, biseda në podium mbetet në margjina ndërsa skena pushtohet nga nxënësit dhe të rinjtë aktorë, të cilët, duke u vënë në funksion të zhvillimit të idesë së bisedës, luajtën një pjesë të skenave dhe dialogjeve të librit që promovohej.
Regjisorja Lushi, e kishte konceptuar shfaqjen si një “prove gjenerale” të një drame që po përgatitej.
Aktorët më me përvojë, Meriona Telo, Ramadan Morina e Yllka Zuzaku, të ndihmuar nga fëmijët, amatorë të talentuar të dramës, inkorporuan me sukses në këtë shfaqje edhe elementin e lojës dhe të këngës.
©albinfo.ch
Mërgimi, proces i shoqëruar me trauma
Në vazhdim shfaqja mori edhe dimensione tjera, të interaksionit me publikun, kur njëra nga aktoret, Yllka Zuzaku me mikrofon në dorë, u drejton pyetje për integrimin njerëzve nga publiku, shqiptarë e zviceranë.
Përmes kësaj “prove gjenerale”, me gjithë disa shkarje të natyrës teknike dhe të tekstit (shfaqja ishte përgatitur në një kohë rekorde) aktorët shpërfaqën një sharm dhe një natyrshmëri që rrallë e hasim në skenat tona.
Frika e brezit të vjetër nga asimilimi, dhe prandaj, mbajtja fort pas vlerave tradicionale si dhe hapja e natyrshme e të rinjve ndaj vlerave të shoqërisë ku jetojnë, ishin kundërshtitë që ndërtojnë dramën në këtë shfaqje simpatike.
Autori i librit, Mahir Mustafa, pedagog dhe veprimtar i njohur i mërgatës, ka prezantuar rrugën që ka bërë libri i tij nga frymëzimi deri te përmbyllja në mesin e dy kopertinave.
Me pak fjalë ai ka folur për preokupimin e tij me proceset që karakterizojnë jetën në mërgim në përgjithësi dhe atë të shqiptarëve të Zvicrës, në veçanti. Ai e quan mërgimin në vetvete si një proces traumatik, edhe kur ai zhvillohet “në rrethana normale”. Ndërsa mund të merret me mend se çfarë traume është mërgimi në rrethanat në të cilat ai u është imponuar shqiptarëve…
© albinfo.ch
Një “poemë pedagogjike” mbi fatin e mërgatës shqiptare
Mustafa e sqaroi me këtë rast edhe përcaktimin e tij për të shkruar në një zhanër pothuaj të panjohur në letërsinë shqipe, në “dramën për lexim”. Ai këtë tip shkrimi e shpjegon si një ballafaqim, marrje dhënie me personazhet nga realiteti që e rrethon autorin.
“Dorën e fundit” librit ia ka dhënë prof.dr. Agim Vinca, pedagog, krijues dhe studiues i njohur i letërsisë, nga Prishtina.
Ai, në cilësinë e redaktorit, e ka quajtur “të këndshëm dhe të dobishëm” librin e Mahir Mustafës teksa ka folur gjerësisht rreth tij dhe rreth temës së mërgimit. “Ky libër është i këndshëm dhe i dobishëm, trajton mërgatën shqiptare, rrugën e saj të integrimit, konkretisht në Zvicër, pa e bjerrë identitetin e vet. Autori i këtij libri, zgjodhi si formë shprehjeje, tekstin dramatik, ku personazhet shprehin pikëpamjet e tyre, integrimi- po, asimilimi- jo.
Autori Mustafa ia ka dalë që problemet e mërgimtarëve t’i japë në formë loje, ku ka këngë, valle dhe mendim socio- kulturor e pedagogjik. EMI- Imi- Remi është një poemë pedagogjike e kohës, e fatit të mërgatës shqiptare në Evropë”, ka shtuar më tej dr. Vinca.
Duke shkruar këtë libër, Mahir Mustafa, sipas dr. Vincës ka dhënë mesazhe të fuqishme se mërgimtarët tanë duhet të mësohen të jetojnë me të tjerët në këtë botë dhe se duhet t`i shfrytëzojnë mundësitë që i jep jeta këtu, për avancimin e tyre të gjithanshëm, por pa bjerrur vlerat e vendit të prejardhjes.
Një mesazh në vete i këtij libri, sipas dr. Vincës është shtytja për të lexuar libra. “Edhe në kohën e internetit dhe teknologjisë së lartë, leximi i librave mbetet burimi kryesor i kulturës dhe civilizimit“, ka thënë profesori.
Në përmbyllje të kësaj mbrëmjeje artistike, kryetari i Bashkësisë Shqiptare në Zvicër ing. Ahmet Asani në shenjë falënderimi për punën e bërë, i dhuroi Mahir Mustafës një mirënjohje bashkë dhe me një kontribut fianciar në emrin e zhvillimit të mëtejmë të punës së filluar me librin.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë edhe përgegjësja për integrim në komunën e Romanshornit, znj. Paula Silva dhe disa pedagogë e punëtorë zviceranë të fushës së integrimit.Nikoqire e mbrëmjes ka qenë Shoqëria Kulturore “Sharri” nga Romanshorni.
© albinfo.ch
© albinfo.ch
© albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një thirrje artistike për drejtësi në zemër të Evropës Dhjetëra fustane të varur në tela për tharjen e rrobave, dhuruar nga të mbijetuara të dhunës...
-
Aksident fatal në Francë, humb jetën një kosovar
-
Shfaqet për here të parë në Zvicër dokumentari “UDHA – Një gjak, një gjuhë, një besë” në Riffraff, Zürich
-
Edona Preza diplomoi për Shkenca Biologjike dhe studimet Shqiptaro-Amerikan në Illinois
-
Lyon: Kënga e vallja shqipe jehoj nga Shoqëria Kulturore-Artistike “Ilirët”
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz