Zvicra voton sot “Iniciativën e armëve”
Sondazhet i kanë dhënë përparësi përkrahësve të iniciativës ndonëse kjo përparësi ka shkuar duke u ngushtuar në javët e fundit
Sot në Zvicër votohet mbi iniciativën “Për mbrojtje nga dhuna e armëve”. Iniciativa, e nisur nga parti , organizata dhe lëvizje pacifiste e të majta, kërkon që armët ushtarake të mos mbahen më nëpër shtëpi të shërbyesve ushtarakë por të ruhen nëpër depot e armatimit.
Po ashtu, sipas iniciativës, duhet të bëhet një regjistër armësh të zjarrit në nivel nacional dhe të precizohen kushtet për ata që do të kenë të drejtë të bartin armë.
Synimi i bartësve të iniciativës është që përmes kufizimit të armëmbajtjes të reduktohen vrasjet dhe vetëvrasjet, të cilat, sipas statistikave të ndryshme, në shumë raste bëhen pikërisht me armët ushtarake që shërbyesit ushtarakë (rezervë) i mbajnë në shtëpi.
Nga ana tjetër, kundërshtarët thonë se ajo që do të prodhonte iniciativa do të ishte një siguri e rrejshme. Ata gjithashtu e shohin iniciativën si rrezik për traditën zvicerane të armatës “milicore” si dhe për sportin shumë të përhapur të shenjëtarisë.
Sondazhet e ndryshme të bëra lidhur me këtë iniciativë i kanë dhënë përparësi përkrahësve të saj, ndonëse kjo përparësi ka shkuar duke u ngushtuar në javët e fundit, para votimit.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












