Kuriozitete
99-vjeçarja që tregon se mosha është vetëm numër
Ajo është akoma mësuese e rregullt e yogas në New York dhe njihet si mësuesja më e vjetër e yogas në botë, pasi që nuk është duke lejuar që mosha ta mposhtë
Ata që duan të jetojnë jetë të qetë dhe të gjatë patjetër që duhet të marrin mësime nga Tao-Porchon-Lynch.
99-vjeçarja është akoma mësuese e rregullt e yogas në New York dhe njihet si mësuesja më e vjetër e yogas në botë, pasi që nuk është duke lejuar që mosha ta mposhtë.
Tao në një intervistë për uebfaqen e Librit të Rekordeve “Guinness” ka treguar se interesimi i saj në yoga kishte nisur kur kishte parë dy djem në plazh teksa “luanin një lojë”, kur ajo ishte fëmijë në Indi.
Në atë kohë, yoga konsiderohej jo e duhur për femra, dhe Tao u qortua për interesimin e saj, transmeton Albinfo.ch.
Tao më pas në SHBA arriti të shfrytëzonte dëshirën e saj dhe me interesimin e madh siguroi disa tituj të suksesshëm madje edhe rekordin për valltaren më të vjetër garuese.
Tao, që tani është edhe inspirim për shumë njerëz, ka treguar për inspirimin e saj që e shtyn të jetë aktive edhe në moshën 99-vjeçare.
“Kur zgjohem në mëngjes i them vetes ‘ kjo do të jetë dita më e mirë e jetës’. Nuk dua të zgjohem dhe të mendoj ‘oh kam për ta bërë këtë, kam për ta bërë atë’. Nuk besoj në këtë. në të vërtetë besoj në atë se çfarëdo që i vendos vetes cak duhet ta arrish”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga Kompania me pronar shqiptar «KeepStyle», në Unterentfelden të Zvicrës, ka bërë një hap të rëndësishëm në... -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë -
Shqiptarët, mes akuzave dhe realitetit: Çfarë po ndodh në Vernier?
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











