Shkurt.ch

9659 përgjime telefonash në Zvicër gjatë vitit 2015

Rreth gjysma e rasteve për të cilat është urdhëruar përgjimi, kanë pasur të bënin me shkelje të ligjit mbi materjet narkotike

Prokuroritë publike të Zvicrës gjatë vitit 2015 kanë urdhëruar  në 9659 raste të realizohen përgjime telefonatash, numër ky që praktikisht është i njëjtë me atë të një viti më parë.

Është interesante se rreth gjysma e rasteve për të cilat është urdhëruar përgjimi, kanë pasur të bënin me shkelje të ligjit mbi materjet narkotike. Ndërsa afërsisht një e treta e rasteve të tjera lidhen me delikte të rënda të pasurisë.

Përgjegjësinë për të realizuar përgjimin e telefonave në Zvicër e bart shërbimi për përgjim në kuadrin e Postës.

Ky shërbim, përveç përgjimeve, gjatë vitit 2015 ka bërë po ashtu edhe 557 thirrje emergjente, që është për 20 për qind më shumë se në vitin 2014, njofton srf.ch. Përgjuesit telefonikë të postës, i bëjnë thirrjet emergjente në fjalë për rastet e aksidenteve të alpinistëve ose për gjetjen e fëmijëve të humbur etj.