Integrimi
94 për qind më pak kërkesa azili nga Kosova
Autoritetet gjermane në fillim të shkurtit regjistronin deri nga 1500 azilkërkues nga Kosova në ditë, në muajin prill ky numër ka rënë në më pak se 100 persona në ditë
Numri i azilkërkuesve nga Kosova po shënon rënie të theksuar. „Njerëzit e kanë kuptuar se sistemi gjerman i azilit nuk është zgjidhje për gjendjen e tyre të rëndë ekonomike në Kosovë“ ka thënë për gazetën „Rheinische Post“ kryetari i Zyrës Federale për Migracion dhe Refugjatë, Manfred Schmidt.
Pasi që autoritetet gjermane në fillim të shkurtit regjistronin deri nga 1500 azilkërkues nga Kosova në ditë, në muajin prill ky numër ka rënë në më pak se 100 persona në ditë. Kjo nënkupton një ulje prej 94 për qind të numrit nga shkurti në prill.
„Fakti se tashmë vetëm pak njerëz vijnë në Gjermani nga Kosova për të kërkuar azil pa pasur shans për sukses, tregon se përpunimi me përqëndrim të shtuar i kërkesave të kosovarëve për azil dhe masat e ndërmarra të informimit në vendin e prejardhjes, kanë dhënë rezultat“, ka thënë Schmidt.
Rënia e madhe e numrave ka filluar që në muajin mars, kur mesatarisht janë paraqitur për azil nga 150 kosovarë në ditë, njofton Zyra për Migracion dhe transmeton albinfo.ch. Ndërkaq në mars janë regjistruar gjithsej 32054 kërkesa azili, prej të cilave më së shumti nga Kosova, gjegjësisht 11729 sosh. Por sipas zyrës së përmendur, në këtë numër janë llogaritur edhe shumë kërkesa të ardhura gjatë janarit dhe shkurtit që nuk janë pranuar për përpunim në kohën kur janë paraqitur.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












