Kuriozitete
92-vjeçare, trajnere e futbollit në Peru
Maria Angelica Ramos është trajnere tashmë 49 vjet, e më shumë se 40 vjet i ka kaluar në klubin e Limas, America Mimi Sporting ku rreth 1000 lojtarë kanë kaluar nëpër trajnimet e saj

Trajnerja 92-vjeçare e futbollit në Lima e njohur si La Vieha apo Plakusha, nuk ka lejuar që mosha t’ia ngadalësojë ritmin derisa qëllimi i saj mbetet t’i bëjë peruanët e rinj futbollistë profesionistë.
Maria Angelica Ramos është trajnere tashmë 49 vjet, e më shumë se 40 vjet i ka kaluar në klubin e Limas, America Mimi Sporting ku rreth 1000 lojtarë kanë kaluar nëpër trajnimet e saj.
“Kam këtu më shumë se 40 vjet, por kur jetoja në Barranco e kisha një ekip. Atë e kam lënë kur kam ardhur këtu andaj imagjinoni se sa shumë vjet jam në këtë sport dhe nuk kam marrë kurrfarë shpërblimi s’kam as pagë, vetëm u ndihmoj fëmijëve. Kisha këtu edhe fëmijë shurdh-memec e kisha një fëmijë që mezi ecte e tani ai madje ka të dashur”, tha Ramos.
Me stilin e saj që bie në sy, gjuhë të ashpër dhe kërkesa të larta për disiplinë, ajo tashmë e ka dahsurinë e lojtarëve të ri që e shohin atë si nënën e dytë. Ramos ua ka dedikuar shumicën e jetës së saj fëmijeve, dhe kurrë s’kishte kohë për familje të vete. Në momente nostalgjike ajo pranon se nuk është dashur të sillej kështu meqë tani shpesh ndjehet vetëm. “Jetoj vetëm. Nuk kam familje as fëmijë. Më herët kjo s’më pengonte por tani që jam e sëmurë mendoj se kam nevojë për dikë” shtoi Maria.
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti