Shkurt.ch
90 % të zviceranëve janë të lidhur me internet
Ndërkohë që ekzistimin e internetit të gjithë e konsiderojnë si një përparësi në jetë, çdo i dyti brengoset se duke shfrytëzuar atë, vë në rrezik sferën private
90 për qind të banorëve të Zvicrës shfrytëzojnë internetin. Shumica e tyre, shkathtësitë e tyre për përdorimin e internetit i vlerësojnësi të mira. Në këtë përfundim ka ardhur një sondazh reprezentativ i realizuar nga Univesriteti i Cyrihut, shkruan srf.ch.
Mirëpo, ndërkohë që ekzistimin e internetit të gjithë e konsiderojnë si një përparësi në jetë, çdo i dyti brengoset se duke shfrytëzuar atë, vë në rrezik sferën private, trasnmeton albinfo.ch. Madje, sa më të vjetër që janë përdoruesit e internetit aq më skeptikë janë ata ndaj këtij mediumi, tregon sondazhi.
Sipas studiuesve që e kanë realizuar sondazhin, rreth 360 mijë njerëz në gjithë Zvicrën mund të konsiderohen si “jopërdorues absolutë” të internetit, e që i bie më pak se 5 për qind e gjithë popullatës.
Një rezultat tjetër mjaft domethënës që e ka nxjerrë sondazhi është edhe ky: koha që kalojnë sot zviceranët duke përdorur internetin është dyfishuar në krahasim me vitin 2011, kur ishte bërë një sondazh i ngjashëm.
Për studimin aktual, Univesriteti i Cyrihut ka anketuar 1100 persona, nga mosha 14 vjeçare e tutje.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












