Shkurt.ch

90 mijë pasagjerë në ditë në Aeroportin e Cyrihut

Pritet që gjatë vikendit nga kjo portë ajrore të fluturojnë rreth 90 mijë pasagjerë në ditë, ndërkohë që mesatarja në ditët e zakonshme është rreth 68 mijë pasagjerë

Sot kanë filluar pushimet verore të shkollave në kantonin e Cyrihut. Siç ndodh zakonisht në një ditë të tillë priten tollovitë më të mëdha në aeroport dhe në rrugët e kantonit, pasi që për shumicën e qytetarëve kjo ditë është njëherësh ditë e nisjes për në pushime jashtë vendit.


Kështu, në këtë fundjavë  pothuajse të gjitha rrugët shpiejnë në Aeroportin e Cyrihut, më të madhin në vend. Pritet që gjatë vikendit nga kjo portë ajrore të fluturojnë rreth 90 mijë pasagjerë në ditë, ndërkohë që mesatarja në ditët e zakonshme është rreth 68 mijë pasagjerë.


Nisur nga rrëmuja e pritshme, zyrtarët e Aeroportit gë Cyrihut këshillojnë udhëtarët që të jenë në aeroport së paku dy orë para fluturimit dhe që sipas mundüesive, të shfrtëzojnë mjetet e qarkullimit publik.


Sipas një zëdhënëseje të aeroportit, deri në kohen e drekës çdo gjë ka rrjedhur sipas planit dhe nuk ka pasur probleme.


Tollovi e ngjashme gjatë fundjavës mbretëron edhe në Aeroportn e Gjenevës, përkundër faktit se në këtë kanton pushimet e nxënësve kanë filluar nga fundi i qershorit. Pritet që gjatë dy ditëve të vikendit të fluturojnë rreth 98 mijë pasagjerë, ndërsa një javë më parë kanë qenë 92 mijë dhe jashtë sezonit zakonisht janë rreth 80 mijë sish.