E-Diaspora
9 vjet e 3 muaj burg shqiptarit: Ka ngufatur gruan me fustanin e saj
Vrasja ka ndodhur verën e kaluar, kur, gjatë një zënke në mes tyre, burri e ka marrë fustanin e saj dhe e ka ngufatur në qafë me të
Sot, Gjykata e Landit në Regensburg, Gjermani, i ka shqiptuar dënimin me 9 vjet e tre muaj burg një shqiptari me shtetësi gjermane, shkruan tvaktuell.com. Personi 46 vjeçar është dënuar për veprën penale goditje vdekjeprurëse, gjegjësisht mbytje me ngufatje të bashkëshortes së tij 37 vjeçare.
Vrasja ka ndodhur verën e kaluar, kur, gjatë një zënke në mes tyre, burri e ka marrë fustanin e saj dhe e ka ngufatur në qafë me të, transmeton albinfo.ch. Gruaja ka vdekur nga paralizimi i shkaktuar me këtë rast.
Në fillim të procesit, personi tashmë i dënuar kishte bërë një pranim gjysmak të veprës. Sikur mbrojtësi i tij ashtu dhe prokuroria kishin kërkuar një ulje të dënimit për këtë shkak. Por, trupi gjykues ka menduar ndryshe dhe i ka shqiptuar atij një dënim relativisht të lartë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi Sipas shifrave zyrtare gjuha shqipe flitet me 3 përqind... -
Gjermani
Turnir futsalli në Berlin për 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së -
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore












