Shkurt.ch
9 vjet burg për dy hajdutët shqiptarë nga “Ara e kallamoqit”
Njëri akuzohej për 21 grabitje ndërsa tjetri për 39 të tilla. Së bashku ata kanë vepruar në dhjetë nga këto raste
Rreth dy vite më parë, në një arë të misrit në Suhr (Aargau) ishin kapur dy vjedhës shqiptarë të moshave 26 dhe 27 vjeçarë. Ata ishin shtetas të Shqipërisë, njëri prej tyre me qëndrim në Mantova, Itali dhe tjetri në Caen, Francë.
Për shkak të vendit ku janë arrestuar, edhe procesi ndaj tyre është mbiquajturprocesi i “vjedhësve nga fusha e misrit”.
Arrestimi i tyre në korrikun e vitit 2015 ka qenë spektakolar. Ata janë mbikëqyrur nga ajri përmes helikopterit policor ndërsa nga toka kanë qenë të rrethuar nga disa patrulla policie, përfshirë edhe qentë policorë.
Dje, e mërkurë Gjykata e Qarkut në Aarau u ka shqiptuar dy të rinjve dënimet me 5 vjet e gjysmë gjegjësisht 3 vjet e gjysmë burg, shkruan aargauerzeitung. Atyre u është ngarkuar pjesëmarrja në rreth 50 vjedhje dhe grabitje në kantonet: Aargau, Solothurn dhe Thurgau.
Florimi akuzohej për 21 grabitje në kantonet Solothurn dhe Aargau ndërsa Driloni, për 39 të tilla në Aargau, Solothurn dhe Thurgau, transmeton albinfo.ch. Së bashku ata kanë vepruar në dhjetë nga këto raste.
Në vendimin gjyqësor thuhet se ata përbënin një grup kriminel profesionist dhe të organizuar mirë. Dy të rinjtë janë cilësuar si kriminelë të rrezikshëm që kanë shkaktuar frikë e tmerr në mesin e banorëve lokalë, kur merret parasyshnumri i madh i akteve të grabitjes që u ngarkohet.
Por avokatët e “Florimit dhe Drilonit” (emra të koduar) e kanë kundërshtuar këtë pretendim të trupit gjykues. Sipas tyre, nuk mund të fajësohen këta dy persona për të gjitha vjedhjet dhe grabitjet që janë bërë në periudhën e caktuar në një regjion të caktuar, transmeton albinfo.ch. Në fakt, edhe pas përfundimit të procesit gjyqësor ndaj dy shqiptarëve nuk është arritur të dëshmohet autorësia e dy të dënuarve në të gjitha rastet, shkruan gazeta.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










