Shkurt.ch
9 vjet burg për babain: E mbyt të bijën, duke dashur “t`ia ndjekë demonët”
Ai, duke praktikuar ritualin e njohur të krishterë të ekzorcizmit ose të “ndjekjes së demonëve” (djajve) e ka shkelur dhe shkelmuar të bijën 25 vjeçare
Një shtetas 50 vjeçar gjerman me banim në Zvicër është dënuar me 9 vjet burg nga Gjykata e Qarkut në Frauenfeld të Kantonit Thurgau për shkaktimin e vdekjes së vajzës së tij te hendikepuar. Ai, duke praktikuar ritualet e njohura të krishtera ekzorcizmit ose të “ndjekjes së demonëve” (djajve) e ka shkelur të bijën, shkruajnë mediet zvicerane dhe gjermane.
Sipas vendimit të gjykatës, duke e keqtrajtuar rëndë viktimën, i akuzuari duhet të ketë llogaritur edhe me vdekjen e saj.
Në hapje të procesit gjyqësor, prokuroria ka prezantuar videoxhirime të personit i cili më parë në Gjermani kishte qenë disa herë i dënuar, transmeton albinfo.ch. Në ato xhirime shihet ai duke demonstruar mbi një kukull prej kashte se si e keqtrajtonte të bijën e tij të brishtë 25 vjeçare. Ai këtë veprim e quante “masazhë” për ndjekjen e demonëve.
Ai ka shkelur mbi trupin e shtrirë në dysheme të së bijës dhe me atë rast e ka shhkelmuar edhe në bark. Siç është konstatuar nga obduksioni i bërë, vajza ka vdekur nga lëndimet e rënda që ka pësuar në brendi të trupit.
Krimi ka ndodhur më 2 janar të vitit 2016 në Gagenhausen, 20 kilonetra në lindje të Schaffhausenit.
Prokuroria ka kërkuar heqje lirie prej së paku 14 vitesh për të akuzuarin, përcjell albinfo.ch. Ndërsa gjykata duke shqiptuar dënimin e saj ka marrë parasysh si masë lehtësuese, faktin se personi në fjalë, sipas konstatimit të bërë nga ekspertiza, ka një përgjegjshmëri juridike të reduktuar.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









