Bota
Vdes vajza e Whitney Houston në moshën 22-vjeçare
Vdes vajza e Whitney Houston në moshën 22-vjeçare
Vajza e këngëtares legjendare pop, Whitney Houston, si dhe e këngëtarit Bobby Brown vdiq në një bujtinë të quajtur Duluth (Gjeorgjia Jugore).
“Ajo më në fund të pushojë në paqe në krahët e Zotit”, ka thënë familja Houston në një deklaratë për “Entertainment Tonight”, një program televiziv amerikan i specializuar në lajmet “people”.
Familja e të ndjeres tha se dëshironte “të falënderojë të gjithë përsëri për dëshminë e tyre të mrekullueshme si dhe për dashurinë dhe mbështetjen e tyre gjatë këtyre muajve të fundit”.
Vajza e këngëtares ishte gjetur pa vetëdije një banjon e saj më 31 janar në Atlanta (Gjeorgji).
Ajo kishte arritur të rigjallej falë ekipit të emergjencës, por kishte humbur një pjesë të rëndësishme të funksionit të trurit për të mbetur në gjendje kome.
Familja e Whitney Houston njoftoi në fund të qershorit se Bobbi Kristina Brown ishte transferuar në një qëndër të të sëmurve në fazë përfundimtare.
Aksidenti i pësuar nga Bobbi Kristina Brown, me sa duket ishte i lidhur me një mbidozë droge, sipas një burimi të cituar nga “Entertainment Tonight”, gjë që kujton aksidentin e nënës së saj, e cila ishte gjetur e vdekur në një banjo në Los Angeles më 11 shkurt 2012, në prag të ceremonisë Grammy Awards.
Sipas mjekëve ligjorë, këngëtarja kishte marrë një mbidozë alkooli dhe droge para se të mbytej në banjo.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










