Turizëm
87 jahte dhe tri kroçera me turistë, vizituan Durrësin gjatë qershorit
87 jahte turistike të madhësive të ndryshme dhe 3 kroçera me turistë të huaj e kanë vizituar portin e Durrësit gjatë muajit qershor.
Numri i tyre pritet të rritet gjatë dy muajve të ardhshëm edhe për shkak të vënies së kalatës 4 të portit në dispozicion të mjeteve turistike. Vetëm sot paradite në kalatën qendrore të portit janë ankoruar shtatë jahte turistike, personeli i të cilave përveç shërbimeve portuale viziton edhe qendrat muzeale e historike të qytetit.
Nga të dhënat statistikore të Autoritetit Portual Durrës mësohet se gjatë muajit që lamë pas, vetëm kroçerat kanë sjellë në Durrës 938 turistë, kryesisht nga SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe.
Që nga fillimi i vitit 2019 numri i jahteve dhe kroçerave ka arritur përkatësisht në 141 dhe 11, me një numër të përgjithshëm turistësh prej 2194 shtetasish të huaj.
Megjithëse është një port shërbimesh me destinacion kryesor përpunimin e anijeve, Autoriteti Portual Durrës ka krijuar kushte për qëndrimin disaditor të mjeteve lundruese turistike në qytetin antik, shkruan ATSH.
Të ngjashme
Të tjera nga Turizëm
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










