Lajme
830.000 zviceranë do të donin të kenë më shumë punë
Sipas të dhënave nga Zyra Federale për Statistikë, në vitin 2018 në Zvicër mungonin 300.000 vende pune me orar të plotë
Në vitin 2018 numri i njerëzve në Zvicër, të cilët me dëshirë do të punonin më shumë se sa kanë punuar, ka qenë 830.000. Siç e tregojnë shifrat e Zyrës Federale për Statistikë, ky numër është i ngjashëm me atë të viteve të mëparshme, shkruan srf.ch.
Një pjesë nga kjo masë njerëzish që kanë kërkuar më shumë punë, kanë qenë të punësuar me orar të pjesshëm ose të papunësuar fare, trasnmeton albinfo.ch. Të tjerët, ndonëse kërkonin një vend pune, nuk kanë qenë ende të disponueshëm për fillim të menjëhershëm të punës.
Me këtë numër, Zvicra, në krahasim me vendet e tjera të Evropës ka shkallën më të lartë të “nënpunësisë”. Në vitin 2018, në Zvicër 7% të të punësuarve ishin të “nënpunësuar”, ose që kishin orar të mangët pune, përcjell albinfo.ch. Në të njëjtën kohë, në shtetet e BE-së në këtë kategori kanë qenë 3.4 %.
Sipas të dhënave nga Zyra Federale për Statistikë, në vitin 2018 në Zvicër mungonin 300.000 vende pune me orar të plotë.
Statistikat po ashtu tregojnë se më shumë gratë se burrat dëshirojnë të kenë punë plotësuese. Për të realizuar këtë hulumtim janë pyetur 100.000 veta.
E-Diaspora
-
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë Ai në zemër të Gjenevës solli veshjet kombëtare të Rugovës, çiftelinë e sharkinë, solli motivet burimore... -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë -
Projektet ekskluzive Marigona Sun dhe Marigona Hill prezantohen në Zürich -
Fatjona Matraku, zë i kulturës shqiptare në Francë -
Oficer i FSK-së diplomon në SHBA
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











