Shkurt.ch
80 për qind të grave preferojnë mbiemrin e burrit!
Madje edhe qytetet e mëdha, ku supozohet shkallë më e lartë e emancipimit të femrës, si metropoli i Zvicrës, Cyrihu, nuk bëjnë përjashtim nga ky rregull
Përkundër faktit se ligji i ri përkatës stimulon ruajtjen e mbienmit të vajzërisë, një shumicë e madhe e grave në Zvicër parapëlqejnë t`i përmbahen traditës, pra të marrin mbiemrin e bashkëshortit. Këtë e tregon një sondazh i gazetës „Schweiz am Sonntag“ i realizuar me zyrat e gjendjes civile në gjithë Zvicrën.
Ka qenë interesante se madje edhe qytetet e mëdha ku supozohet shkallë më e lartë e emancipimit të femrës, si metropoli i Zvicrës, Cyrihu, nuk bëjnë përjashtim nga ky rregull.
Kështu, shefi i zyrës civile të Cyrihut, Roland Peterhans ka thënë se 80 për qind e çifteve gjegjësisht grave, përcaktohen për mbiemrin e burrit si mbiemër familjar. Një përqindje e ngjashme me atë të Cyrihut, fjala vjen, është shënuar edhe në lokalitetin Olten-Gösgen.
Në Chur të Graubündenit, sipas sondazhit, është shënuar përqindja më e lartë, gjegjësisht 90 për qind e çifteve që preferojnë mbiemrin e burrit. Ndërsa pak më e ulët, 75% është përqindja në Basel-Stadt dhe në qytetin Baden të kantonit Aargau. Në këtë të fundit, zyra e gjendjes civile ofron shifra konkrete: nga 84 çiftet e kurorëzuara në mes të janarit dhe prillit, 62 kanë vendosur të mbajnë mbiemrin e bashkëshortit.
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










