Kosova
80 euro për librat shkollorë, prindërit mund të aplikojnë për subvencionim
Nga e premtja prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore të fëmijëve të tyre.
Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore, e po ashtu për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9 nga 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore, shkruan koha.net.
“Nga nesër mund të aplikoni për subvencionimin e teksteve shkollore. Mjetet do të dalin në xhirollogaritë tuaja që nga fillimi i javës së ardhshme. Do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore. Po ashtu, për herë të parë për nxënësit nga klasa 6 deri në klasën e 9, të cilët tashmë i kanë të siguruara tekstet mësimore, do të ndahen 30 euro si mbështetje për materiale të tjera shkollore”, shprehet ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Ajo ka bërë të ditur se edhe çmimet e teksteve do të publikohen nga shtëpitë botuese, dhe ka thënë se lista e teksteve të përzgjedhura nga aktivet profesionale tashmë është e gatshme.
Ndërkaq, libraritë në Kosovë ende nuk janë furnizuar me tekste shkollore, kur ka mbetur vetëm edhe një javë nga fillimi i vitit të ri shkollor.
Pronarë të shtëpive botuese, të cilët folën para njoftimit të ministres, kanë treguar se janë ende në pritje të vendimit të MASHTI-t, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










