Shkurt.ch
80% e zviceranëve duan “pushim të lindjes” për etërit
Më shumë se 80 për qind e popullit në Zvicër do të dëshironte që për etërit e rinj të ketë një “pushim të lindjes” në mes dy dhe katërjavësh. Këtë qëndrim është konstatuar në një sondazh të realizuar me 861 të anketuar, të publikuar sot nga federata e sindikatave Travail Suisse.
Te të gjitha shtresat dhe moshat ashtu si dhe te të dy gjinitë mbizotëron mbizotëron dukshëm përqindja e atyre që duan pushim lindjeje edhe për baballarët.
Megjithatë, dallime ka sipas regjioneve. Kështu, ndërkohë që në regjionin frankofon shprehen 89% në favor të këtij pushimi, në atë gjermanishtfolës kjo shkallë është 79, transmeton albinfo.ch mediet zvicerane.
77% të meshkujve dhe 85% të femrave preferojnë të ekzistojë e drejta për pushim me pagesë për etërit pas lindjes së fëmijës. Në këtë pikë nuk ka dallime as në mesin e prindërve dhe atyre që nuk kanë pasur fëmijë.
Te të rinjtë bie në sy se tendenca pro pushimit është më e madhe se te të moshuarit. Por asnjë shtresë e popullit nuk bie në më pak se 70% sa i përket përkrahjes.
Si kohëzgjatje ideale për pushimin e “atësisë” nuk ka ndonjë përcaktim unik. Por afërsisht 40% janë për një pushim 2 javor dhe 40% për pushim 4 javor. Pjesa tjetër do të ishte e kënaqu me edhe më pak ditë pushimi.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










