Integrimi
8 vjet e gjysmë burg për shqiptarin që vrau izraelitin: Nuk kishte motive antisemitiste
Gjyqtari: "Është e sigurt se kjo nuk ka pasur të bëjë me motive antismitiste dhe as me faktin se izraeliti ka qenë homoseksual"
Sot ka përfunduar procesi gjyqësor ndaj shqiptarit Fation D. (28 vjeç) për vrasjen e të riut 22 vjeçar nga Izraeli, Yosi D. Shqiptari është dënuar me 8 vjet e gjysmë burg për goditje vdekjeprurëse. Kufoma e viktimës ishte gjetur në prill të vitit të kaluar në rrënojat e një manastiri në Berlin, shkruan berlinerexpress.de
Një takim i rastësishëm në një bujtinë të Berlinit kishte përfunduar tragjikisht për izraelitin.
Gjyqtari ka përshkruar rrjedhën e krimit kështu: «Së pari Fationi e ka ngufatur Yosi D, pastaj pasi e ka rrëzuar përtokë, e ka goditur atë disa herë me një objekt të fortë, në mënyrë brutale, transmeton albinfo.ch. Motivi i vrasjes mbetet i paqartë.
Yosi D. kishte afër muaj që po qëndronte në Gjermani si turist dhe paratë e tij pothuajse i kishn mbaruar. Të dielën e Pashkëve do të fluturonte mbrapa, në Izrael. Nga aa tjetër Fationi jetonte që nga mosha 13 vjeçare në SHBA. Në Gjermani kishte ardhur pas një oferte pune në Hard Rock Cafe të Berlinit.
Ata ë dy kishin prenotuar hotelin e njëjtë në Berlin dhe rastësisht ishin vendosur në bujtinën e njëjtë, në dhomüen me tetë shtretër. Pastaj filloi konsumimi i alkoolit. Të hënën e Pashkëve ata dolën bashkë dhe shkuan të vazhdonin dehjen te rrënojat e manastirit.
Nuk dihet për ç`arsye shkërtheu sherri mes tyre», ka thënë gjyqtari. Por, ka shtuar ai, është e sigurt se kjo nuk ka pasur të bëjë me motive antismitiste dhe as me faktin se izraeliti ka qenë homoseksual. Ka pasur spekulime se Fationi në një bisedë telefonike me një kusheri të tij është shprehur me përçmim lidhur me homoseksualin Yosi, përcjell albinfo.ch. Por, ai ka perdorur vetëm një sharje të zakonshme. Fationi ka pranuar dhe ka sqaruar se viktima e kishte provokuar.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











