Shkurt.ch
8 viktima nga zjarri, 7 prej tyre fëmijë
Rreth 13 persona figuronin si banorë në këtë ndërtesë, ndërsa njoftohet se 8 të vdekurit i takojnë një familjeje turke që banonte aty
Së paku 8 veta kanë vdekur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë një bllok banimi në landin Baden Würtemeberg në jug të Gjermanisë, 7 prej të cilëve fëmijë. Siç bën të ditur policia, zjarri ka kapluar paraditen e të dielës një ish-fabrikë lëkure të që shërbente si ndërtesë banimi, në qytetin Backnang, pranë Shtutgartit.
Ndonëse në këtë bllok banimi jetonin dy familje turke policia thotë se nuk ka indikacione për zjarrvënie të qëllimshme ose për sulm me bazë ksenofobie.
Furrat dhe ngrohëset supozohet të kenë qenë burimi i zjarrit, në dy katet e para të ndërtesës thotë policia.
Katër persona janë shpëtuar nga ballkoni, ndërsa identiteti i viktimave nuk është bërë ende i ditur.
Rreth 13 persona figuronin si banorë në këtë ndërtesë, ndërsa njoftohet se 8 të vdekurit i takojnë një familjeje të madhe turke që banonte aty.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













