Shkurt.ch

Shtim për 79% i antisemitizmit në Gjenevë

Qendra Koordinuese kundër antisemitizmit në Gjenevë ka regjistruar vitin e kaluar një shtim të theksuar të shprehjeve antisemitiste në krahasim me vitin 2013. Janë 270 raste të regjistruara të antisemitizmit që shprehur në përqindje, sipas organizatës në fjalë janë për 79 për qind më shumë se një vit më parë.

Numër më i madh i shprehjeve antisemitiste është regjistruar në formë të komenteve të spektatorëve të shfaqjeve të komikut të kontestuar për antisemitizëm Dieudonne, të mbajtura në Nyon dhe Lozanë, shkruan srf.ch. Pjesa tjetër kanë të bëjnë me konfliktin në Lindjen e Afërme.

Qendra Koordinuese në fjalë thotë se shpesh është e vështirë të zbulohen autorët e shprehjeve antisemitiste.