Lajme
776 viktima nga koronavirusi për 24 orë
766 viktima me koronavirus janë regjistruar në Itali gjatë 24 orëve të fundit e 4685 të infektuar më shumë nga pandemia.
Numri total i viktimave ka arritur në 14 681, e i të infektuarve në 119 827.
Sot, më 3 prill, duhet të merrte fund regjimi i masave të karantinës për popullsinë italiane, por pandemia u shfaq më agresive se sa ishte parashikuar, duke detyruar qeverinë italiane të zgjasë izolimin dhe 10 ditë të tjera, e me perceptimin se pas tyre do të shtohen edhe ditë të tjera.
Ekspertët italianë vazhdojnë të përsërisin se Italia ndodhet në pikun më të lartë të pandemisë që do të vazhdojë për disa ditë deri sa të nisë ulja e shumëpritur e kurbës së pandemisë.
Gjatë 24 orëve të fundit Italia ka regjistruar 766 viktima, pak më shumë se një ditë më parë. Numri total i tyre ka rritur më 14 681, ndërsa personat e infektuar janë deri më sot 119 827. Janë 4685 raste pozitive më shumë se një ditë më parë.
Numri i pacientëve që po kurohen në repartet e terapive intesive apo në strukturat spitalore po shkon drejt reduktimin ditë pas dite në krahasim me shifrat gjatë 24 orëve në ditët e mëparshme. Dhe, numri i pacientëve të shëruar rritet ditë pas dite, duke arritur më 19 659 e gjatë 24 orëve të fundit kemi 1480 pacientë të shëruar.
Personat në terapi intesive janë 4068, në struktura spitalore 28 741 e në kushte shtëpie 52 579.
Rajoni i Lombardisë ka shënuar deri më sot 8311 viktima e 351 të regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, e numri i të infektuarve ka arritur më 47 520. Deri më sot në këtë rajon janë shëruar 13020 pacientë.
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur














